Covid-19/ Është furnizuesja më e madhe në botë, Rusia bllokon eksportet e grurit

Ministria e Bujqësisë e Rusisë njoftoi më 26 prill se do të pezullojë eksportin e shumicës së drithërave deri më 1 korrik, duke mos marrë parasysh paralajmërimet nga organizatat ndërkombëtare, të cilat u kërkojnë vendeve të mos prishin zinxhirët globalë të furnizimit me ushqim gjatë pandemisë aktuale COVID-19.

Ministria tha se ndërprerja ndikoi në dërgesat e grurit, misrit, thekër, elb dhe meslin.

Gjithsesi, furnizimet nga Rusia, eksportuesi më i madh i grurit në botë, do të vazhdojnë për anëtarët e Bashkimit Ekonomik Euroazian (EES) të udhëhequr nga Moska, i cili përfshin shtetet e tjera post-sovjetike Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin.

Moska thekson se kufizimi i eksporteve të drithrave bëhet për të mbrojtur furnizimet dhe tregun e saj kombëtar./Fjala.al/