Kamala Harris, gruaja e dytë që humbi përballë Donald Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kamala Harris përfundimisht nuk arriti të bindë shumicën e rreth 244 milionë votuesve amerikanë me narrativën që ndërtoi…

Kamala Harris nuk arriti të bëhej presidentja e parë femër e SHBA. Ajo është, në fakt, e dyta pas Hillary Clinton që nuk arrin të mundë kandidatin republikan Donald Trump.

Kamala Harris përfundimisht nuk arriti të bindë shumicën e rreth 244 milionë votuesve amerikanë me narrativën që ndërtoi: një ish-prokurore që kandidoi kundër një të dënuari, një avokate e të drejtave riprodhuese të grave kundër burrit që ndihmoi në përmbysjen e vendimit historik Roe v. Wade, një demokrate e gjeneratës së ardhshme që konkurroi kundër një republikani 78-vjeçar.

Arsyet e humbjes së saj janë të shumta.

Ajo hyri në garën presidenciale në “minutin e fundit” me vetëm tre muaj për të përgatitur fushatën e saj zgjedhore. Kur Joe Biden u tërhoq nga gara presidenciale më 21 korrik, Harris mori zyrtarisht bekimin e demokratëve, duke demonstruar aftësi organizative mbresëlënëse, rezultat i etikës së punës dhe shkathtësisë politike, siç vlerësojnë ekspertët.

Fushata e saj mblodhi 200 milionë dollarë vetëm në javën e parë, një rekord në historinë e fushatës presidenciale amerikane dhe më shumë se 38,000 njerëz u regjistruan në vote.org në 48 orët e para pas shpalljes së kandidaturës së saj.

Në këta tre muaj, Kamala Harris po luftonte kundër Donald Trumpit, por edhe kundër pengesave të krijuara për të, qoftë edhe pa dashje, nga Joe Biden.

Rryma e sondazheve që dukej se kishte, “u shua” përballë “efektit Trump”, pasi fitoi kandidati republikan, dhe në fakt me një diferencë të madhe, në shumicën e shteteve dhe mbi të gjitha në shtatë kyç./   S.M

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV