Lamtumirë , Akademik Prof.Dr. Kopi Kycyku!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“S’më mbetet tjetër përveçse të perifrazoj porositë e njerëzve më të mençur e më të ditur se unë, që botës shqiptare nuk i kanë munguar kurrë: Atmëmëdhtarì të pacak, përkushtim e besim në vlerat e veprimtarisë krijuese, ndershmëri, modesti dhe zell, palodhshmëri”.

Akademik Prof.Dr. Kopi Kycyku

Kam ndjerë një trishtim të thellë dje, kur lexova për ndarjen nga jeta të Eruditit, Akademik Prof. Dr. Inxh. Kopi Kycyku. Kam pasur fatin dhe privilegjin ta njihja Profesor Kopin, madje kam zhvilluar edhe një intervistë dhe kur vija në Shqipëri, kemi pirë edhe kafe tek “Europa Café”, në qendër të Tiranës.

Akademik Prof. Dr. Kopi Kyçyku është një autor me një shumëllojshmëri zërash mahnitës plot jetë dhe energji, me visionin madh unik, historik, social dhe harmonik të jetës, i cili, qoftë edhe vetëm në përvojën e leximit duket i mjaftueshëm si lexim i përvojës. Akademik Prof. Dr. Kopi Kyçyku është një penë e njohur për monografitë historike ballkanike dhe më tej, deri në Azinë e largët, në dy gjuhë: shqip dhe rumanisht, sikundër:”Mustafa Qemal Ataturku; Me Ataturkun; Kryengritja e armatosur e Ilindenit (Maqedoni) e vitit 1903; Republika e Turqisë në vitet 1945-1985; Pater (Emil Konduraqi); Midis strehësh e trandjesh; Arumunët e Shqipërisë në kontekst ballkanik; Arumunët në optikën shqiptaro-rumune; Një vështrim në marrëdhëniet shqiptaro-rumune gjatë shekujve; Historia e Shqipërisë; Historia e Maqedonisë; Historia e Azerbajxhanit; Algjeria: e shkuara dhe e sotmja; Marrëdhëniet inter-etnike shqiptaro-italiane dhe dygjuhësia; Ataturkizmi dhe Turqia e Mijëvjetshit të Tretë; Hajdar Alijev – një Ataturk i kohës sonë; Hristo Botev – pena dhe pushka; etj; Përveç kësaj, ai radhitet ndër shkrimtarët e poetët që ka lëvruar disa zhanre, me:

-Dhjetra vëllime poetike dhe në prozë për fëmijë e të rritur; drama e komedi me një akt, skeçe, novela, pamflete dhe fejtone, reportazhe, përshkrime, artikuj kritikë, ese etj;

– Rreth tridhjetë vepra letrare dhe shkencore të përkthyera nga gjuhët e huaja në shqip dhe anasjelltas;

– Tekste universitare për gjuhët italiane, rumune dhe turke;

– Mbi treqind artikuj shkencorë dhe studime për gjuhësinë e krahasuar, për historinë ballkanike dhe botërore, për gjeokiminë etj, të botuara në organe të shtypit të specializuar në Shqipëri, Rumani e në vende të tjera.

Lexo edhe :  Vit pas viti

– Mbi dyzet referate dhe kumtesa shkencore, të paraqitura në konferenca, simpoziume dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, pa lënë mbas dore marrjen sistematike me publicistikë. Ka filluar të krijojë që në fëmijëri, me ambicjen e vërtetë për t’u bërë shkrimtar e poet dhe një pasardhës i denjë i dy kolosëve të letrave shqipe, bashkëqyetarëve të tij: Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli. Kontribues me një karrierë tashmë të gjatë krijuese, me ndikimin e mençur të mendimit artistik e filozofik në letërsinë shqipe e rumune, zotërues i shumë gjuhëve të huaja, veprat origjinale në disa zhanre, në shqip, por edhe dygjuhëshe, e kanë bërë të mirënjohur akademik prof. dr. Kopi Kyçykun jo vetëm në mjediset shqiptare, por edhe në ato ballkanike dhe eurojuglindore, madje në mbarë Evropën e në botë. Personazhet e veprave të tij letrare janë njerëz të thjeshtë, të mitur e të rritur, me magjinë e plotfuqishme plot jetë në të kaluarën e të tashmen, të cilët kanë lirinë, ëndrrat e përvojat jetësore përkatëse.

Ngushëllime Familjes Kycyku, Miqëve, kolegëve dhe komunitetit të letrave shqipe.

Lamtumirë, Akademik Prof. Dr. Inxh. Kopi Kycyku, autor i shumë vëllimeve me poezi, tregime, drama, pamflete, artikuj kritikë për letërsinë e artet, si dhe studimesh shkencore; përkthyes i mjaft veprash letrare, historike dhe gjeologjike nga disa gjuhë, në shqip, rumanisht dhe italisht.

Mirënjohje dhe nderim për mikun dhe kolegun tonë të cmuar, Akademik Prof. Dr. Inxh. Kopi Kycyku, hija e veprës së tij do të shquhet ndër breza si një vlerë kombëtare e historike.

Ti do tè mbetesh perhere një penë e njohur për monografitë historike ballkanike dhe më tej

Qofsh i paharruar! Të Ikurit si Ti mbeten Jetësisht të ardhur!

U prehsh në paqe Profesori ynë i mrekullueshëm!

Prehu i qetë në Liqenin e dritave dhe mes ëngjujve të Parajsës

Ëngjëjt të këndofshin në çdo agim!

Pranë familjes Kycyku

Raimonda Moisiu

Author/Freelancer

Florida USA

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të...

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në tokën e thatë të Anadollit,...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

Lajme të tjera

Web TV