Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANE

Tirana do të ketë tashmë edhe identitetin e tij vizual, si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Kompania e përfaqësuar nga grafik-dizajneri, Endri Dulellari – fitues i disa garave të ndryshme – 99design.com, u përzgjodh nga juria, mes 80 aplikimeve, si fituese e konkursit të logos me të cilën Tirana do të përfaqësohet si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në kryeqytetin shqiptar arti dhe kultura mbështeten më shumë se kudo tjetër në Ballkan. “Tirana është qyteti që financon artin dhe kulturën më shumë se çdo qytet tjetër i Ballkanin dhe kjo nuk ha fare diskutim. Ndonjëherë, jemi të ngjashëm edhe me shumë kryeqytete të Bashkimit Evropian, kur vjen puna te përqindja që zë arti e kultura në buxhetin tonë. Dhe për të gjithë ata që thonë se këto janë gjëra kalimtare, mjafton të shikojnë se si ka një lidhjen midis investimit në art e kulturë dhe rritjes së turizmit”, tha ai.

Veliaj shtoi se këtë vit, përveç financimit të eventeve në art e kulturë, do të rikuperohen edhe një sërë hapësirash publike që janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. “Duam të financojmë edhe një disa hapësira publike të ngjashme me kinema “Agimin” dhe shtëpitë studio “Kadare-Agolli”. Te Sarajet do të bëjmë Muzeun e Etnografisë, kurse te ish-komanda e Gardës duam të kemi një muze të trashëgimisë kulturore të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku.

 

 

Për kreun e Bashkisë, investimet, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qytete të tjera të Unionit të Mesdheut do të ishte mesazhi më domethënës dhe më i bukur nga kryeqyteti shqiptar. Duke falenderuar skuadrën e Bashkisë së Tiranës për punën e kryer, Veliaj shprehu bindjen se kryeqyteti shqiptar do të vijojë të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare./K.K

Të fundit

”New York Times” përzgjedh Dhërmiun si ndër destinacionet më të mira turistike globale

Gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur dhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale. ”Një tjetër verë...

Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja

Në një operacion të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy persona dhe është shpallur...

‘Lokomotiva më ngjiti si sëmundje’: filmi për superfansat e rritur të trenit të kaltër”

Nga Britania në SHBA, nga Japonia në Australi e më tej, burra në të 20-at dhe 30-at vazhdojnë të jenë të fiksuar pas lokomotivës...

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mbyll mandatin 14-mujor

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, bëri bilancin e punës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,...

Zgjedhjet/ Kolegji rrëzon kërkesën e PD, certifikohet Elbasani

Certifikohet Elbasani. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për Elbasanin, duke vulosur në këtë mënyrë edhe rezultatin. Ndërkohë pritet edhe vendimi për Durrësit...

Lajme të tjera

Web TV