Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, theksoi se “nga 3,6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht në pak muajt e verës, një dekadë më vonë, në vitin 2024 mirëpritëm 11,7 milionë vizitorë të huaj, duke kaluar befasishëm nga sezonaliteti në një industri, ingranazhet e së cilës vënë në lëvizje një zinxhir të gjatë ekonomie e që sjell miliarda euro për vendin”.
Gjithashtu shtoi se “gjatë dekadës së fundit, udhëtimi transformues i Shqipërisë në turizëm i përngjan një fluturimi që e ka ngjitur vendin në pikën më të lartë të suksesit të këtij sektori”.
“Rimëkëmbja e Shqipërisë në turizëm është vlerësuar dhe promovuar fort edhe nga Organizata Botërore e Turizmit duke e përzgjedhur vendin tonë disa herë si qendër të ngjarjeve dhe vëmendjes së industrisë globale të udhëtimeve dhe duke e bërë Shqipërinë kryesuese të Barometrit të Turizmit”, tha Rama.
/e.t