Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, e konfirmon Donald Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje që do të ndalojë luftimet në Gaza dhe do të çojë në lirimin me faza të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë, i tha CNN një burim i informuar për bisedimet.

Sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është shpallur zyrtarisht, Hamasi dhe grupet militante aleate pritet të lirojnë 33 pengje të kapur nga Izraeli gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.

Marrëveshja do të jepte pauzën e parë nga lufta për popullin e Gazës në më shumë se një vit, dhe vetëm të dytin që nga fillimi i bombardimeve izraelite.

Pasi të konfirmohet, pritet që marrëveshja të lejojë civilët palestinezë të kthehen në veri të Gazës dhe do të ketë një fluks masiv ndihme humanitare në Rrip, ku banorët janë përballur prej kohësh me kushte të rënda humanitare.

Ndërkohë këtë marrëveshje e ka konfirmuar edhe Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, i cili ka thënë se pengjet në lindjen e Mesme do të lirohen shumë shpejt. /e.t

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV