Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hipokrizia nuk i përket asaj: «Michelle Obama nuk është dikush që bën sikur», konfirmon për revistën amerikane People një person i afërt me të. Ajo thjesht nuk dëshiron të shtrëngojë dorën me Donald Trump dhe të angazhohet me të dhe gruan e tij në mirësjellje të rreme. Ky është arsyeja e mungesës së saj të paralajmëruar në ceremoninë e betimit të presidentit të hënën më 20 janar, pas mungesës edhe në funeralin e Jimmy Carter, që u mbajt në kryeqytet më 9 janar. Sipas protokollit, ajo do të duhej të ulej pranë liderit republikan. Por ajo nuk shkoi.

Dhe s’ka gjë nëse atë ditë stafi i saj e justifikoi mungesën duke folur për angazhime të mëparshme: një pushim në Hawaii. Në të vërtetë, ish-Zonja e Parë thuhet se ua ka bërë të qartë miqve të saj: ajo nuk dëshiron të shkëmbejë buzëqeshje të rreme me dikë që e konsideron kërcënim për demokracinë amerikane, ashtu siç bëri burri i saj Barack, duke biseduar me Trump gjatë ceremonisë mortore të paraardhësit të ndjerë. Gjatë asaj ceremonie, të dy zhvilluan një bisedë miqësore që tërhoqi kureshtjen e të gjithëve, aq sa disa ekspertë të leximit të buzëve u angazhuan për të kuptuar se çfarë thanë. «Michelle nuk bën gjëra thjesht sepse kështu e kërkon protokolli», shpjegon burimi për javoren amerikane. «Ajo nuk do të bëjë kurrë sikur nuk ka ndodhur asgjë». E vetëdijshme, ndërkohë, për sulmet e drejtpërdrejta ndaj saj dhe familjes së saj nga ana e banorit të ri të Shtëpisë së Bardhë. Dhe për komentet denigruese për afrikano-amerikanët që ai ka bërë shumë herë. «Ajo ka hequr dorë nga roli publik kur përfundoi mandati i saj si Zonja e Parë, 8 vite më parë. Nuk ndjen më nevojën për të qenë e pranishme: do të kthehet “në skenë” vetëm kur të ketë një projekt të ri ose një kauzë për të promovuar», siguron burimi anonim.

Lexo edhe :  Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike

E mendoni që gjithmonë funeralet dhe ceremonitë e betimit janë një rast për të bashkuar të ashtuquajturin “klubi i presidentëve”: domethënë grupi i ngushtë i ish-banorëve të Shtëpisë së Bardhë me bashkëshortet e tyre, të cilët marrin pjesë në këtë lloj aktivitetesh për të nënvizuar nderin e shërbimit në postin më të lartë të kombit. Trump ishte i pari që theu traditën dhe protokollet, duke refuzuar të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të kundërshtarit të tij Joe Biden në janar 2021, duke e akuzuar atë për katër vite me radhë për “vjedhjen” e zgjedhjeve. Për herë të parë që nga viti 1869 një president mungonte në betimin e pasardhësit të tij.

Biden nuk do ta shpërblejë me të njëjtën monedhë. Më 20 janar ai do të jetë aty. Dhe pranë tij do të jenë edhe Clintonët dhe Bushët. Fatkeqësisht, ndërkohë, Zonja e Parë në largim, Melania, është treguar shumë e pasjellshme me zonjën në detyrë, Jill: duke refuzuar si në nëntor pas fitores elektorale, ashtu edhe tani, ftesën për të pirë një çaj, një traditë për gratë e presidentëve. Zonja Biden gjithsesi i ka dërguar një kartolinë mirësjelljeje përgëzuese, të cilës Melania nuk iu përgjigj: duke e falënderuar vetëm shumë më vonë, gjatë shkëmbimit të shkurtër që patën në funeralin e Carter. Ceremonia zbuloi të gjitha tensionet që ekzistojnë në majat e demokracisë amerikane: Bushët kaluan pranë Trumpëve pa i përshëndetur. Trump injoroi Clintonët, por i shtrëngoi shkurt dorën ish-nënkryetarit të tij Mike Pence, të cilin mbështetësit e tij gjatë sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol deshën madje “ta varnin” për mosndërprerjen e procesit të certifikimit të fitores elektorale të Biden. Bashkëshortja e Pence, Karen, vazhdoi të shikonte drejt përpara, pa e përshëndetur presidentin e ri. Në rebelimin e saj, Michelle Obama nuk është aspak vetëm./e.t

Të fundit

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi...

Sondazhi: 85% e groenlandezëve nuk duan të jenë pjesë e SHBA

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve...

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu”, Rama zbulon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS

Kryeministri Rama ka kryer dje një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale që do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të gazetarisë dhe...

“Shpërdorim detyre”, AMP ekzekuton masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjësit e policisë

AMP ka ekzekutuar masën ‘arrest në shtëpi’ për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave...

SEKRETI që qëndron pas SIGAL UNIQA INVEST me performancën më të mirë në tregun vendas

Kur tregu binte SIGAL UNIQA INVEST, studionte, parashikonte dhe investonte në kohën e duhur paratë e klientëve. Sekreti qëndron në investime afatgjata me risk të...

Lajme të tjera

Web TV