Regjistrimi i votuesve në “PER”/Celibashi shpjegon hapat dhe rregullat që duhet të ndiqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu ka shpjeguar edhe një herë hapat për regjistrimin në “PER” të votuesve nga jashtë, duke shpjeguar se nuk mund të regjistrohen nëse nuk kanë një mjet identifikimi shqiptar.

“Shkon tek 7-8 minuta si proces regjistrimi. Janë 53% e atyre, të cilët kanë krijuar llogari në PER, e kanë realizuar në tentativën e tyre të parë. Kjo është mbresëlënëse për ne. 1.1 milionë votues shqiptarë janë jashtë dhe 2.6 janë këtu. Ne sistemin e kemi ndërtuar që të gjithë të regjistrohen në platformë

Fillimisht duhet hapur një llogari në PER, të deklarosh një numër telefoni, të ngarkosh numrin e ID, datëlindjen. Kështu krijon llogarinë në PER. Numri personal i identifikimit shqiptar. Për qëllime të regjistrimit, ai duhet të ngarkojë dokumentin e identifikimit shqiptar. Nuk regjistrohet dot si votues nëse nuk ka një dokument identifikimi shqiptar, nuk votojnë dot.

Nëse e ke të skaduar, mund të regjistrohesh, por gjatë 120 ditëve duhet ta rinovosh dokumentin. Gjithashtu do të duhet të ngarkosh një dokument që përmban adresën që do të ngarkosh në sistem. Nëse është në punë, një dokument pune, një dokument pronësie, një kontratë qiraje. Duhet të deklarosh adresën ku pret të vijë fleta e votimit.

Gabimi që ka bërë një shumicë dërrmuese është se kanë deklaruar një adresë, por dokumenti që kanë ngarkuar ka një adresë tjetër.

Mund të jetë me një emër tjetër, por duhet të regjistrohet me emër që është këtu në gjendjen civile. Duhet të ngarkojë një dokument që të bëjë lidhjen mes emrit që ka në gjendjen civile në Shqipëri dhe atë në shtetin tjetër. Kur ndryshon emrin, duhet të ngarkojë një dokument provues”, tha Celibashi/   S,M

Të fundit

Belsh, zjarri shkrumbon 15 hektarë me ullishte, vreshtari dhe bimësi

Një vatër zjarri e rënë në fshatin Fierzë të Belshit ka shkrumbuar të paktën 15 hektarë me tokë, bimësi...

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak me detyrim, po Shqipëria?

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e...

Berisha: Ramiz Alinë e quanin Gorbaçovi i Ballkanit, ishte shumë interesant

Sali Berisha sot ishte në Bashkinë e Kavajës, për të kujtuar ngjarjen e 35 viteve më parë kur shqiptarët guxuan të futeshin brenda ambasadave...

Kush është modelja që hyri në burgun e Korçës për takim me Laert Haxhiun

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një...

Korçë, 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën "Petraq Shomo", dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte. Uniformat blu...

Lajme të tjera

Web TV