Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, kryeministri Edi Rama ka pyetur mjekët nëse janë të vërteta fjalët që koronavirusi ka hyrë në vendin tonë që në muajin janar.
Mjeku Andi Korriqi i tha Ramës që mendon se sëmundja ka ardhur në Shqipëri nga Italia dhe nuk beson se ka qenë në Shqipëri më parë.
Ndërsa, mjeku Tritan Kalo shtoi se duhet bërë një analizë më e thellë e sëmundjes dhe të tjera detajeve.
PJESË NGA BISEDA:
Edi Rama: Kam dëgjuar se e paskemi kaluar në janar e dhjetor.
Andi Korriqi: Nuk mendoj që e kemi pasur më parë sepse sëmundja ka ardhur nga fqinji ynë. Edhe nga rezultatet që shoh, kemi shifrat 10-11%
Edi Rama: Doktor Tritani keni ndonjë ide për këtë teori
Tritan Kalo: Unë e kam shprehur mendimin tim. Për konfirmimin e pandemisë duke të konfirmohen disa faktorë. Imazheria që jep atë, që merren si sinjifikative nuk janë specifike për këtë sëmundje. I kemi hasur prej 12 muajsh në Shqipëri. Duhen kombinuar disa elementë dhe analizim gjakftohtë i specialistëve./Fjala.al/