Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Slot, e cila e kishte mbyllur e para fazën e grupeve, ka dalë sot nga turneu e eliminuar falë gjuajtjeve të 11-metërshave.

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Francë të anglezëve, mendohej se këta të fundit do të fitonin edhe sfidën e kthimit në fushën e tyre, ndonëse parisienët i kishin dominuar. Por pas një starti të vrullshëm të vendasve, ishin miqtë që gjetën golin me Dembele duke hapur kualifikimin.

Më pas u zhvillua një ndeshje e hapur, me raste në të dy portat, ku Donnarumma në një anë e Alisson në tjetrën u bënë vendimtarë me ndërhyrjet e tyre. Kështu, deri në vërshëllimën përfundimtare nuk kishte gola të tjerë dhe as në kohën shtesë. Ndaj për të përcaktuar çerekfinalistin u deshën gjuajtjet e penalltive.

Parisienët shënuan saktësisht të 4 gjuajtjet e tyre, ndërsa te Liverpool gabuan Nunez dhe Jones, të ndalur nga Donnarumma, i cili kaloi kështu skuadrën e tij në çerekfinalet e turneut./ D.C

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV