“Madhështorja” Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatos Tarifa

Madhështore! Kjo do të jetë Shqipëria që, në prag të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, kërkon t’u shesë shqiptarëve Sali Berisha. Njeriu që për gjysmën e periudhës së tranzicionit, si president dhe si kryeministër, shqiptarët i mashtroi, i vodhi, i rrahu, i dhunoi, i vrau, u mori ç’kishin e s’u dha asgjë. Njeriu që partinë e tij dhe qeverinë e vendit i sheh si bajrakun e vet dhe veten si bajraktar.

Ky njeri premton përsëri sot ta bëjë Shqipërinë madhështore. Nuk e bëri dot (as dinte, as donte) kur kishte pushtetin, paratë dhe gjithçka në dorë, por betohet se do e bëjë këtë herë, kur, pasi ka hyrë në të tetëdhjetat, është më i pjekur, më i përkushtuar dhe rrezaton urtësi e vizion, edhe pse ka mbetur i njëjti politikan mashtrues, i dhunshëm, shoqërisht e kombëtarisht i rrezikshëm.

Sot Berisha u kërkon sërish shqiptarëve t’ua japin votat e tyre partisë-çetë të tij dhe bashibozukëve të partiçkave që i kacavirren e jargavisen për një karrike në parlament, ose për një zëvendësministër a një drejtor.

Të gjithë i njihni se cilët janë: Meta me partinë e tij kashtë e koqe të Lirisë, Mediu me “republikanët” shqiptarë që as vetë s’e di se ç’janë, Duka i “fermerëve”, Ndoka i “demokristianëve”, Dule i grekëve (të vërtetë e të rremë), Gjuzi i “kombëtares së konservatorëve”, Papa i “emigrantëve” shqiptarë, Axhami i “legalistëve” pa mbret e pa kauzë, Alimadhi e Roshi i dy palë ballistëve, Ndoj i “arbnorëve”, Doda i “rrugës së vërtetë” dhe, më i shquari ndër të gjithë, Jenisheri i “pensionistëve”.

Këta janë opozita shqiptare. Këta dhe një duzinë udhëheqësish të tjerë të shquar duket se janë shpëtimtarët e Shqipërisë së sotme dhe shpresa e këtij vendi për t’u bërë madhështor. Njëri më i mençur, më atdhetar, më vizionar e më i aftë se tjetri, dhe të gjithë bashkë një elitë politike që jo vetëm Shqipëria s’e ka njohur kurrë në historinë e saj, por që do zilepste çdo shoqëri demokratike të avancuar, nga Finlanda e Hollanda, në Kanada, Australi e Japoni.

Lexo edhe :  Jo premtimeve ekonomike në erë!

Këta do na çojnë përpara! Këta do na i shërojnë plagët e shoqërisë, do na mbrojnë nga korrupsioni e krimi, do na i dyfishojnë e trefishojnë pagat e pensionet, do na bëjnë pjesë të BE-së e do na nxjerrin në selamet.

Në krye të kësaj “elite” prijësi i bajrakut, Berisha, i vetidentifikuar me presidentin Trump, politikani “fenix” që ringjallet e ngrihet prej hirit të vet. Në fakt, veç sloganit të përbashkët MAGA në dy variante — Make Amerika Great Again dhe Make Albania Great Again — Berisha dhe Trump kanë të përbashkët edhe një gjë esenciale: Si njëri dhe tjetri nuk dinë as ç’thonë, as ç’bëjnë. Dhe, pikërisht për këtë arsye, janë — dhe njëri dhe tjetri — të rrezikshëm për shoqëritë e tyre./   S,M

Të fundit

Zhgënjimet në PD/ Kokalari: Në listën e mbyllur po fusin ata që nuk i do as soji i vet

Evi Kokalari thotë se “Primaret” në Partinë Demokratike kanë qenë sa për “sy e faqe”, ndërkohë që ai që...

Katër racat e qenve më të zgjuar që ekzistojnë

Në librin e tij më të shitur “The Intelligence of Dogs”, neuropsikologu Stanley Coren fokusohet në aftësinë e adaptimit për t’u trajnuar si shenjë...

Egla ironizon Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë

Fituesja e edicionit të tretë të BBVA, Egla Ceno, ka hyrë sot në shtëpinë e BBVA4, me ç’rast ajo u bë pjesë e sfidës...

Berisha: Kandidaturat tona të denja, socialistët kriminelë të veshur me Dolce- Gabbana

Në fjalën e mbajtur në Këshillin Drejtues të PD, kreu i PD tha se në listën e deputetëve të PD për zgjedhjet e 11...

Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri, ekspertët: Nuk e zgjidh problemin e të rinjve

Mbyllja e platformës TikTok nuk do të zgjidhë problemin e të rinjve shqiptarë, mendojnë ekspertët. Kjo masë e marrë nga qeveria shqiptare për një...

Lajme të tjera

Web TV