Pse janë të lumtur pensionistët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Mund të stërvitesh duke mbajtur radhë në spital dhe farmaci, sport kombëtar i financuar nga pensioni yt.

Kur je në moshën e tretë, e parashikon motin me gjunjë, më shpejt dhe më saktë se meteorologët dhe satelitët.

Nuk ke më nevojë të kërkosh leje te prindërit për t’u takuar me shoqen, tani kërkon leje nga mjeku, farmacisti dhe portofoli yt bosh.

Mund të flesh gjatë ditës pa u quajtur dembel dhe të thuash u lodha duke pritur bonusin e radhës.

S’ke më nevojë të ndjekësh modën, me aq pension sa ke, është modë që ke akoma rroba.

Mund të thuash ç’të duash. Mos ki frikë. Qeveria e di që ti as proteston dhe as voton kundër.

Nuk ke më frikë të plakesh!

Mund të stërvitesh duke mbajtur radhë në spital dhe farmaci, sport kombëtar i financuar nga pensioni yt.

Harresa bëhet superfuqia jote mund të harrosh sa e bleve bukën dje dhe nuk nervozohesh kur sheh çmimet sot.

Mund të shohësh lajmet çdo ditë dhe të ndjehesh që jeton në vendin më të lumtur në planet.

Je i lirë të bësh ç’të duash për sa kohë nuk del nga shtëpia, se çdo dalje është një kosto shtese.

Dhe mbi të gjitha, mund të qeshësh me të gjitha këto, sepse pas kaq vitesh e di që premtimet për ty janë si pensioni që ke sot: të vogla, të vonuara dhe të pamjaftueshme./    SM

Të fundit

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Lajme të tjera

Web TV