Cole Palmer do të mungojë për Anglinë në startin e eliminatoreve të Kupës së Botës. Për shkak dëmtimi, Palmer nuk do jetë gati për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.
Tekniku i Chelseat, Maresca ka dhënë njoftimin, në një intervistë. “Cole Palmer nuk do të luajë për Anglinë, ai është i dëmtuar. I nevojiten teste mjekësore. Janë të planifikuara për të hënën”- tha Maresca.