Edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Pse e tremb UÇK-ja e Hagës, PD-në e Tiranës?! Është më shumë një pyetje retorike për një përgjigje që dihet mirë. Nëse Sali Berisha, lideri i padiskutueshëm i PD-së, do të tregonte se kishte një lloj empatie do ti shprehte sot ngushëllimet Thaçit për vdekjen e të atit, kurse kohë më parë edhe mbështetjen për vajtjen në Hagë. Kuptohet pas tij mungon edhe çdo zë i kthjellët tek PD-ja, sidomos tani në prag të zgjedhjeve.

Dhe, kjo dihet dhe kuptohet. Jo vetëm ai, por edhe kryeministri i Kosovës Kurti ka qenë “i rezervuar” për këtë akt civil ngushëllimi që e kërkon kodi zakonor shqiptar. Vdekja është sublime dhe gjithçka fashitet në shenjë nderimi për mortin. Vetëm jo në retorikën e politikanëve shqiptarë.

Aq shumë e kanë shtyrë ofendimin dhe akuzat Berisha ndaj Thaçit saqë e ka problem të kthehet pas. Nëse i pyet zyrtarët tek PD-ja, pse nuk kanë bërë një vizitë për t’u takuar me udhëheqësit e UÇK-së në Hagë, kishte dhe ka vetëm ngritje supesh, sepse askush nuk pipëtin para Sali Berishës që kohë më parë u fut në një debat kinse nacionalist me Thaçin.

Për ta justifikuar kontrabandën përmes Shqipërisë drejt ish-Jugosllavisë në kohën e luftës në Bosnjë do t’i atribuonte shumë problematika Thaçit dhe do e mbyllte me etiketimin: “argat të Beogradit!!!” “Ky ka marrë misionin e Serbisë së Madhe.

Dosja e Hagës është e tëra e formuluar nga Vukçeviçi, është prokuror i Serbisë. Z.Thaçi ka një dosje të madhe në Hagë dhe ajo dosje është bërë e tëra nga Beogradi”. Kjo erdhi pasi ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë televizive e quajti “argat të Millosheviçit”.

I gjithë debati është zhvilluar për atë udhë që nisi gjatë kohës së Procesit të Berlinit dhe më pas me “Balkan Open”, ku është folur për ndryshimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve Serbi-Kosovë. Dy koncepte të ndara, por që dikur krijoi disakordancë edhe vetë në radhët e zyrtarëve amerikanë.

Asokohe i dërguari i Presidentit Donald Trump (mandati i parë) dërgoi në rajon të besuarin e tij Richard Grenell, kurse Departamenti i Shtetit dërgoi Matthew Palmer. Mungesa e një zëri të përbashkët institucional SHBA-Evropë u përcoll me krizën në Kosovë. Një postim i EUobserver sqaronte se SHBA ka refuzuar të përjashtojë një shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht mosdakordësisë së Gjermanisë për këtë çështje.

Lexo edhe :  Shqiptarëve u shtohet një pasuri kombëtare: Dollia. Me fund...

Richard Grenell vazhdoi ta promovonte idenë e një “marrëveshje të shpejtë” për njohje, sidomos kur po afrohej momenti i mbarimit të mandatit Trump-1. Pak kohë më vonë, po Grenell, kur u kërkua të jepte sqarime për lajmin e ndërrimit apo korrigjimit, do ishte i prerë me median: “Lajm i rremë.

Ju asnjëherë nuk keni denjuar që të pyesni. Unë jam për atë çfarë palët pajtohen. Jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”. Kurse Matthew Palmer, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, gjatë një interviste, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve, tha se: “varet nga Serbia dhe Kosova të vendosin parametrat e dialogut” dhe se “qëndrimi i SHBA-së nuk është në kundërshtim me atë të Gjermanisë”.

Veçse Berisha vazhdon me regjistrin e tij dhe po kaq cinik u bë dhe Kurti, kur në një tekst deklamativ i kërkoi Thaçit të shpërngulej me këmbët e veta në Hagë dhe këtë ia përsëriti për 17 herë me radhë në një tekst të hidhur patetik.

Pak javë më parë, kur Kurti u pyet pse nuk i viziton njerëzit e UÇK-së, bëri një justifikim të ftohtë, sipas të cilës kërkohej një procedurë tejet e gjatë (Për ironi, kryeministri Rama e mbushi formularin e takimit për pak minuta!) dhe nuk ishte mundur për shkak të detyrave, kurse Berisha hesht, ashtu si po hesht dhe sot bashkë me të gjithë vartësit e tij që Kosovën e përdorin, kur u duhet. Por në Hagë s’është vetëm Thaçi.

Është edhe Veseli, Krasniqi dhe Selimi, të cilët mund ta prisnin një vizitë mbështetëse të tyre nga PD-ja e Tiranës. Kjo nuk ndodhi. Nuk ndodh dhe me gjasa nuk do ndodhë. Me sa duket edhe në Hagë, UÇK-ja e tremb PD-në e Tiranës?! /    S,M

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV