Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të mërkurën, me obligacionet dhe aksionet gjithashtu që kanë rënë ndjeshëm, pasi autoritetet arrestuan rivalin kryesor politik të Presidentit Tayyip Erdogan. Lëvizja kundër Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, u quajt një përpjekje për grusht shteti nga opozita dhe duket se mbyll një goditje agresive ligjore disa mujore ndaj figurave të opozitës në të gjithë vendin, e cila është dënuar si një përpjekje e politizuar për të heshtur disidencën.

Imamoglu pritej të emërohej si kandidati presidencial i opozitës kryesore brenda disa ditësh. 54-vjeçari Imamoglu, aktualisht kryesonte në sondazhet e opinionit në Turqinë. Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), ishte në prag ta shpallte Imamoglun kandidat për president për ta sfiduar Erdoganit, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada.

Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar për vitin 2028, por Erdogan e ka arritur kufirin e lejuar prej dy mandatesh si president, pasi më parë ka shërbyer si kryeministër. Nëse dëshiron të garojë përsëri për president, ai duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme dhe të pretendojë se nuk e ka përfunduar mandatin e tij të dytë, ose i duhet ta ndryshojë Kushtetutën. Imamoglu është duke u hetuar për dy raste të vecanta që përfshijnë ndër të tjera akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim në tendera.

Pas arrestimit protestat kanë shpërthyer në rrugët dhe kampuset universitare të Turqisë, si dhe në stacionet e metrosë, me turma që brohoritnin parulla anti-qeveritare. Ka pasur raportime për përleshje mes protestuesve dhe policisë në qytetin më të madh të Turqisë. Pamjet e agjencisë së lajmeve Reuters tregojnë policinë duke përdorur sprej piper për të shpërndarë turmat jashtë Universitetit të Stambollit.

Lexo edhe :  ”Na ktheni Statujën e Lirisë”/ Eurodeputeti francez i bën kërkesën e çuditshme Trump

Qeveria ka ndaluar tubimet publike në Stamboll si pjesë e katër ditëve të kufizimeve. Por më shumë protesta priten në mbarë vendin pasi udhëheqësit e opozitës, përfshirë gruan e Imamoglu, u bëjnë thirrje njerëzve të ngrenë zërin. Shumë rrugë në Stamboll janë mbyllur gjithashtu për trafikun, ndërsa disa linja metro gjithashtu kanë anuluar shërbimet e tyre. Mbikëqyrësi i internetit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Netblocks, tha të mërkurën se Turqia kishte kufizuar rreptësisht aksesin në faqet e mediave sociale si X, YouTube, Instagram dhe TikTok./   S,M

Të fundit

Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja Shqiptare mbërrin në Londër me grupin e plotë

Të gjithë sytë në Londër. Kombëtarja shqiptare luan me Anglinë të premten në mbrëmje në stadiumin mitik të Uemblit. Kuqezinjtë...

Plani i mbrojtjes së BE, Shqipëria mund të përfitojë nga fondi miliarda eurosh

Shqipëria mund të përfitojë para në formën e huave, për të blerë armatime, si pjesë e planit të ri të Bashkimit Europian për të...

‘Muhabet kënete…!’/ Rama ironizon përsëri Berishën me bufat e kënetës

Kryeministri Edi Rama ka ironuzuar përsëri ditën e sotme (20 mars) me një video-postim në rrjetin social Facebook, kreun e PD-së, Sali Berisha. Me një pamje...

Sot, 20 Mars 2025/ Mirë se vjen pranvera

Sot, 20 Mars 2025, në orën 10:06 (me orën italiane), fillon zyrtarisht ekuinoksi pranveror. Por kujdes, e gjithë kjo vlen për hemisferën veriore të Tokës,...

Dëshironi të zhdukeni nga kërkimet në Google? Ja si bëhet

Ngrini dorën nëse nuk e keni kërkuar kurrë emrin tuaj në Google të paktën një herë për të parë se sa (dhe çfarë) rezultate janë prodhuar. Ju...

Lajme të tjera

Web TV