Vuçiç anulloi takimet në SHBA se ishte i sëmurë? Ish-diplomati: Sajesë, e përzunë nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak të Beogradit, sipas raportimeve nga mediat vendase.

Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vuçiç kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe iu nënshtrua kontrolleve nga mjekët amerikanë. Pas ekzaminimeve, ai vendosi të kthehej në Serbi, njoftoi televizioni publik serb, RTS.

Gjatë kohës në SHBA, ai zhvilloi një takim me Rudy Giuliani-n, ish-kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, ndërkohë që kishte planifikuar edhe takime me zyrtarë të Partisë Republikane dhe një takim të mundshëm me ish-presidentin Donald Trump, përpara se të anulonte pjesën tjetër të vizitës.

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për Misione të Veçanta, e uroi Vuçiçin për shërim të shpejtë në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke shprehur njëkohësisht keqardhje që nuk pati mundësi të takohej me të.

Ndërkohë, ish-diplomati serb Nebojsha Vujoviç ka ofruar një version tjetër për largimin e papritur të presidentit serb nga SHBA, duke deklaruar se shkaku kryesor ishte një ndalim për të hyrë në kompleksin Mar-a-Lago në Florida, vendbanimi i Donald Trumpit.

“Trumpi ka interes më të madh për një marrëdhënie të drejtpërdrejtë strategjike me Putinin (ndërsa Zelenskin e ka ‘lënë pas’), sesa për Vuçiçin që kërkonte të zgjidhte tensionet e brendshme në Serbi përmes një fotografie me ish-presidentin amerikan. Me atë foto, ai synonte të qetësonte presionin nga Europa dhe pastaj të afrohej me Moskën. Por, tentimi për t’u pozicionuar ndërmjet Trumpit dhe Putinit vetëm sa ia ka dobësuar pozitën”, tha Vujoviç.

Ai shtoi se ky veprim ka dëmtuar ndjeshëm marrëdhëniet e Vuçiçit me SHBA-në dhe Rusinë, por edhe me liderët europianë, raporton media serbe.

“Sjellja e tij e ka cenuar më shumë në sytë e Europës sesa ndikimi i protestave studentore. Këta të fundit kanë arritur ta nxisin të veprojë në mënyrë të pamatur, duke e çuar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi përballje me komunitetin akademik dhe shtypje të protestave, por efektet po dalin të kundërta. Tashmë edhe përkrahësit ndërkombëtarë – përfshirë Brukselin, Parisin dhe Berlinin – po e shohin me dyshim”, përfundoi Vujoviç./E.S

Të fundit

Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

Më 25 prill 2021, shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Përballja ishte mes Edi Ramës, kryeministër dhe kryetar i Partisë...

Qytetet më të mira dhe më të këqija për të ecur në këmbë

Një shëtitje është një nga mënyrat më të mira për të njohur një qytet – për të zbuluar atraksione, për të përjetuar atmosferën lokale...

Zgjedhjet, ky është parashikimi final i “Fjala.al” për shpërndarjen e mandateve

Teksa jemi tri ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, "Fjala.al" përcjell parashikimet e redaksisë për rezultatet sipas qarqeve. Kjo është prognoza jonë për 11 majin: SHKODRA...

SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen? Reuters: Rrjedha e gazit rus në Evropë…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, po kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë, raporton Reuters. Burime pranë diskutimeve dypalëshe...

Real Madrid apo Bayern, ku do të shkojë Wirtz? Gjermani flet për Sports Illustrated

Florian Wirtz nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen, edhe pse mediat gjermane e quajnë të kryer se në verë ai...

Lajme të tjera

Web TV