“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre.

Edhe pse më herët ish-presidenti i bëri një dedikim të ndjerë nënës së tij për datëlindje, burime pranë çiftit treguan se marrëdhënia e tyre është përkeqësuar muajt e fundit, e nxitur nga tensioni, distanca në rritje dhe pëshpëritjet për praninë e një gruaje tjetër në jetën e Barack.

Por së fundmi, një darë romantike në New York ka hedhur poshtë këto zëra. Michelle dhe Barack Obama i kanë dhënë fund spekulimeve me një paraqitje publike që konfirmonse çifti i njohur është ende bashkë dhe i dashuruar.

Ish-Zonja e Parë dhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara u fotografuan mbrëmjen e së martës teksa dilnin nga restoranti luksoz i hotelit Lowell në Manhattan, New York. Kjo është dalja e parë publike së bashku që prej më shumë se gjashtë muajsh.

Michelle, 61 vjeç mahniti me një fustan të zi me pala dhe taka elegante. Ajo ishte e buzëqeshur në fytyrë dhe nuk i mungonte unaza e martesës.

Barack Obama, 63 vjeç, ishte veshur me një kostum klasik dhe serioz në paraqitje, duke ndjekur bashkëshorten teksa shoqëroheshin nga truproja e Shërbimit Sekret amerikan.

Barack ka ndarë së fundmi në Instagram një dedikim të ndjerë për Ditën e Nënës, duke shkruar:
“@MichelleObama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam”, duke iu referuar vajzave të tyre Malia, 26 vjeç dhe Sasha, 23 vjeç.

Edhe përvjetori i tyre i 31-të i martesës në tetor, ditëlindja e Michelle në janar dhe Dita e të Dashuruarve në shkurt u shoqëruan me mesazhe dashurie publike nga Barack.

Barack dhe Michelle janë të martuar që nga viti 1992 dhe konsiderohen një nga çiftet më të dashura e më me ndikim në skenën politike dhe kulturore globale./e.t

Të fundit

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Lajme të tjera

Web TV