Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi Rama.

As keni për të shpëtuar më, mblidheni mendjen, o trima!. Po të ishte se para 11 Majit 2025, hë!, edhe mund të mos ishte aq e sigurt sa tashmë nuk e luan topi. Por tani? Tani nuk ndodh më që të shpëtoni.

–Tani lutu zotit të jetë mirë e të mos i ikë mendja!- më tha dje një i njohur që mban hapur lokalin e tij të kafesë 16 orë në ditë.

Qeshëm sa na u shkulën mushkëritë. Ai qeshte më pak, por vazhdonte të hollonte ironinë e tij:

-Them se nuk ka asnjë rrugë tjetër për të shpëtuar, veç vullnetit të zotit që të mos i marrë mendjen Edi Ramës, ai është vetë zoti e ka gjithçka në dorë. A nuk ia lanë gjithçka në dorë, ore?, fliste e krijonte skena me ‘policinë vullnetare’.

Lajmi për ‘policinë vullnetare’ është i fundit që ka zgjuar fantazinë e njerëzve. Disa, ata që i rrinë pas bishtit sekretarit të partisë- 1979, këta e quajnë një tmerr, një frikë, një diktaturë. ‘Janë patronazhistët- thonë- do të të vijnë në mesnatë në shtëpi!’.

Ndërsa i njohuri im te bari i lagjes ka një perceptim tjetër, shumë afër gazmores. Ai thotë se ‘ja po kalon Rama këtu në rrugë…, se ai më këmbë ecën. Na shikon ne, shikon oborrin e lokalit plot.

-Ç’bëni këtu?!, do të pyesë, disa prej nesh edhe i njeh.

– Po ja, i themi ne!

– Çohuni, mos vrisni kohën, hajde pastroni rrugën se e keni pis. Pastaj mos na u shisni sikur vdisni për atdheun…

Qeshëm sa nuk di të të tregoj. Përralla që krijoji pronari i kafesë, me tërë atë hijeshi humori, ka një gjë të vërtetë: Nga Edi Rama nuk shpëtoni më!

Fatmirësisht që ndodhi kështu. Një jetë të gjatë ky vend i ka marrë hov, merri hov sot e merri hov pas 100 vjetësh, por nuk mbërriti askund.

Lexo edhe :  PSG nis merkaton, 3 ndërhyrje big për të fituar sërish Champions-in

Se nuk është fjala të shpëtojnë nga Edi Rama si individ. E vërteta është se këta duan të shpëtojnë nga Atdheu që ka krijuar Edi Rama dhe që njeriu i kafesë e tregoi më grindë siç fantazoi ‘pastrojeni rrugën se pastaj thoni ‘vdesim për ardheun’. Tani Shqipëria është kthyer në atdheun e bukur, në atë që kishin ëndërruar ata që nuyik arritën ta shohin. Edhe Faik Konica po të ngrihej do të bënte një hap pas: ‘Shqipëri të kam nder/ më kuptove kësaj herë’.

Këta që nuk durojnë Edi Ramën nuk janë të gjithë thjesht asisoji që kanë bërë terror në emër të doktorit. Jo, janë lloje- lloje.

Ka nga ata naivë që vërtet u thotë mendja ‘t’ia çojmë prapë atdheun në gojë doktorit’. Ka nga ata që nuk e çajnë kokën për atdheun, por duan një copë për vete. Një ‘copë për vete’ i merret atdheut vetëm duke e kthyer në ‘lesh arapi’ siç e kishte pas ba doktori. Ka nga ata që edhe nuk e duan ‘rrugën e pastër’, as atdheun të ndritur; duan ferrën që kishin.

Ka nga ata që bëjnë ‘shaka’ me fëmijët e tyre e u drejtojnë thikat, e si të mos ia fusin thikën atdheut; në fund të fundit ‘ça asht atdheu’ për ta. Ka ligjërues të politikës që po thonë se ‘të gjitha ata që votuan kundër, janë me doktorin!’. Jo, ore, janë ata që nuk durojnë Edi Ramën sepse nuk durojnë atdheun. Për herë të parë budallenjtë po tregojnë mençuri: Këta e dinë se tani që Shqipëria po bëhet anëtare e BE-së, do të jetë si një shtet euriopian që këta nuk e durojnë.

Por tani nuk ka kthim prapa, këtë kuptojnë këta që bëhen ‘të mençur’ dhe thërrasin ‘të shpëtojmë nga Edi Rama’. Vetë populli e dha kët] vullnet në zgjedhjet e 11 Majit. Pas Edi Ramës si sot, nesër ka një Edi Rama tjetër e një pas një. Sepse jemi familje evropiane ku krijohet pozitivitet për kombin dhe Europën. m.p.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV