Tirana nuk ndryshon “stil”, ndahet sërish nga trajneri Shkëmbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

“Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional. KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, shkruhet në një njoftim të shkurtër të klubit në rrjete sociale, raporton A2 CNN.

Shkëmbi nisi sezonin e kaluar në krye të bardhebluve, por u shkarkua pas disa rezultateve zhgënjyese. Korçari u rikthye sërish në drejtim të skuadrës pas largimit të pasuesit të tij, Gugash Magani. Tirana arriti të sigurojë mbijetesën në Kategorinë Superiore, pasi mundi Pogradecin 1-0 në playout. m.p.

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV