Presidenti i Iranit paralajmëron hakmarrje ndaj SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani ka reaguar ashpër për vrasjen e komandantit të forcave iraniane Quds, vrasje kjo e urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani ka deklaruar se Irani dhe kombet e lira të rajonit do të hakmerren ndaj SHBA-ve duke e cilësuar këtë vrasje si një krim makabër.

“Martirizimi i Soleimanit nga Amerika agresore dhe kriminele ka trishtuar zemrën e kombit iranian dhe kombeve të tjera të rajonit. Vdekja e Gjeneralit ka dyfishuar vendosmërinë e Iranit dhe kombeve të tjera të lira për t’i bërë ballë bullizmit të Amerikës dhe për të mbrojtur vlerat e Islamit. Ky akt i turpshëm dhe burracak është një shenjë tjetër që tregon se sa e dëshpëruar është Amerika”, -thuhet në komunikatën zyrtare të qeverisë iraniane.

Gjeneral Qassim Soleimani, një prej liderëve kryesorë të ushtrisë së Iranit, u vra në një sulm ajror amerikan në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit këtë të premte. Ky atentat shënon një përshkallëzim të madh në tensionet SHBA-Iran./Fjala.al

Të fundit

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me...

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të re në mënyrën e punës...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Lajme të tjera

Web TV