Anëtarët e rinj të SPAK betohen tek Meta: Mos u ndikoni nga ndërhyrjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Betohen tek Presidenti Ilir Meta, tre anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj./Fjala.al

Të fundit

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se:...

Ukraina krijon robotin me inteligjencë artificiale që rrëzon dronë rusë

Robotët tokësorë që ndihmojnë ushtrinë ukrainase kanë marrë një funksion tjetër të rëndësishëm: një kullë speciale e bazuar në inteligjencën artificiale gjen dhe rrëzon...

Trump paralajmëron: Nëse BE nuk investon 600 mld dollarë në SHBA…

Presidenti Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian me tarifa prej 35% nëse nuk përmbushet premtimi i marrëveshjes, për investime prej 600 miliardë dollarësh në SHBA....

SHBA merr “leksione” nga Rama, do dërgojë emigrantë në Ruanda

Pavarësisht se shumë e kritikuar, duket se marrëveshja e lidhur mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e kampeve të emigrantëve, po merret shembull. Fillimisht ishte...

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë...

Lajme të tjera

Web TV