Një studim i publikuar nga platforma “FitRated” ka zbuluar se pajisjet e përdorura rregullisht në palestër, si peshat e lira dhe biçikletat stacionare, janë burim i një sasie të madhe mikrobesh.
Sipas të dhënave, një centimetër katror në sipërfaqet e pajisjeve të palestrës mund të strehojë mbi 1 milion mikrobe
Krahasimet janë befasuese:
-Peshat e lira kanë rezultuar me 362 herë më shumë baktere se një rubinet publik.
-Biçikletat stacionare përmbajnë 39 herë më shumë mikrobe se një tabaka e mensës.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto rezultate nuk duhet të dekurajojnë aktivitetin fizik në ambiente të përbashkëta, por të nxisin kujdes më të madh për higjienën personale dhe kolektive.
Specialistët japin disa këshilla të thjeshta:
-Fshini pajisjet para dhe pas përdorimit.
-Lani duart shpesh dhe shmangni prekjen e fytyrës gjatë stërvitjes.
-Ndërroni menjëherë rrobat pas palestrës.
Çdo pikë djersë ka vlerë, jo vetëm për forcimin fizik, por edhe për ndërgjegjësimin ndaj higjienës
–theksojnë ekspertët, duke shtuar se kujdesi për pastërtinë në palestër është një formë respekti për veten dhe të tjerët./kb