Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka komentuar situatën politike në vend, ankimimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese por edhe kandidatin e mundshëm të opozitës për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
E ftuar në “News 24”, Tabaku uron që gjitha forcat opozitare të bëhen bashkë dhe të nxjerrin një kandidat të unifikuar, ndërsa paralajmëroi se është shumë e vështirë për të fituar përballë Edi Ramës.
“Ish-kryetari i bashkisë e ka nisur në Gjykatën Kushtetuese çështjen dhe uroj mos të shpallet një datë zgjedhjesh, pa u zgjidhur çështja e ish-kreut të Bashkisë së Tiranës. Ne si PD, kemi një proces, që do të zgjedhë një kandidat. Nëse ata duan të zëvendësojnë Veliajn me dikë tjetër, kjo nuk ka rëndësi. Ata janë gjithë në të njëjtin sistem.
PD është e aftë të sjellë një model krejt ndryshe. Ne si PD, Kërkonim të dëgjonim Veliajn për transparencë. Ai është akuzuar për korrupsion, për gjëra, që tregojnë qartazi sistemin qeverisës. Fatin e Erion Veliajt e vulosi Edi Rama, me vendimin që mori dhe vuri në punë Këshillin Bashkiak Tiranë. Është shumë e vështirë ta mundësh këtë sistem, por është e mundur. Ka rëndësi që gjitha forcat opozitare të dalin me një kandidat”, tha Tabaku./e.t