Trajneri i Interit, Cristian Chivu, u shpreh në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League ndaj Slavias së Pragës se skuadra duhet të përqendrohet ndeshje pas ndeshjeje.
“Ekziston një vijë e hollë mes një humbjeje dhe një fitoreje, edhe pse paraqitjet kanë qenë pozitive edhe ndaj Udineses dhe Juves. Fitorja të ndryshon nivelin e vëmendjes, dëshirën për të qenë dominues dhe për të kuptuar ndeshjen dhe momentet. Ky ekip e ka merituar atë që ka marrë javët e fundit,” tha Chivu për Sky Sport.
Për sfidën ndaj Slavia-s, trajneri paralajmëroi: “Kanë intensitet dhe lojë direkte, sjellin shumë lojtarë në gjysmën tonë të fushës, me shumë njerëz në zonë në fazën sulmuese. Duhet të jemi të kujdesshëm, të bëjmë lojën tonë, t’u heqim atyre pikat më të forta dhe të jemi dominues.”
Chivu foli edhe për zgjedhjet e formacionit: “Sommer do të kthehet dhe këtu ndalem. Kemi një grup lojtarësh me vlera, që po punojnë mirë dhe po më vënë në vështirësi në zgjedhjet e mia. Të gjithë japin kontributin e tyre dhe ky është një meritë. Ky grup vihet në dispozicion dhe kupton momentet e zgjedhjet e trajnerit: Kjo i nderon.”
Ai shtoi se Champions League nuk është e lehtë, çdo ndeshje ka rrezikun e saj, por Interi do të përqendrohet tek performanca dhe dominimi në fushë./E.S