Mungesa dhe çmimet e ngrira/ Krime në krizë karburanti

Autoritetet ruse në Krime kanë vendosur racionim në blerjen e karburantit dhe ngrirje të çmimeve për të adresuar mungesat e shkaktuara nga sulmet e vazhdueshme me dronë ukrainasë ndaj rafinerive ruse.

Guvernatori rajonal, Sergei Aksyonov, njoftoi se shoferët do të mund të blejnë vetëm 30 litra karburant në të njëjtën kohë, ndërsa çmimet e naftës dhe benzinës do të mbeten të pandryshuara. Aksyonov u bëri thirrje banorëve të mos grumbullojnë karburant dhe të furnizohen normalisht.

Rusia ka ndaluar eksportet e benzinës për të frenuar mungesat dhe po konsideron kufizime të ngjashme për naftën, megjithëse ekspertët nuk presin një ndikim të madh në flukset globale. Ndërkohë, qytetarët kanë raportuar mungesa të karburantit në qytete të tjera si Nizhny Novgorod, ku disa stacione kanë mbetur pa benzinë të klasave 92 dhe 95./E.S