Meço: Opozita dorëhiqet nga shteti i së drejtës nëse hyn në zgjedhje

Gazetarja Sonila Meço, në një analizë të gjatë të publikuar me titull “Djalli, që fshihet pas detajit të kandidaturave të opozitës”, ka ngritur pikëpyetje mbi dekretin e Presidentit Begaj për caktimin e datës së re të zgjedhjeve në Tiranë.

Sipas saj, është shkelur Kushtetuta, pasi Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur për shkarkimin e kryetarit aktual të bashkisë, çka e bën të diskutueshme ligjshmërinë e dekretit.

Meço thekson se opozita ndodhet përballë një prove madhore.

“Nëse opozita pranon të futet në një garë ku është shkelur Kushtetuta, atëherë ajo ka hequr dorë nga shteti i së drejtës. Dhe nëse pranohet kjo, atëherë diskutimi e negociatat për emrat bëhen krejt të parëndësishme”, shprehet ajo.

Ajo ngre gjithashtu një pyetje që sipas saj duhet t’u shtrohet ndërkombëtarëve.

“A mundet të dekretojë Presidenti datë të re zgjedhjesh për kryetar bashkie, kur Gjykata Kushtetuese nuk ka vlerësuar shkarkimin e kryetarit ekzistues në vendin e tyre?, pyet gazetarja./E.S