“38 milionë euro të BE për bujqësinë përfunduan tek klientela e Ramës”/ PD nxjerr emrat

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas publikimit të të dhënave në emisionin “Plug”, ku sipas saj është zbuluar një tjetër aferë korrupsioni e qeverisë Rama. Koordinatorja e departamenteve në PD, Silvi Bardhi, tha se 38 milionë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë shqiptare janë kanalizuar tek individë të lidhur me pushtetin dhe grupe kriminale, duke lënë në harresë qindra mijëra fermerë shqiptarë.

Sipas Bardhit, fondet e IPARD, të cilat ishin të destinuara për sera e stalla bagëtish, janë shfrytëzuar për ngritje hotelesh, restorantesh dhe biznese private të njerëzve pranë qeverisë.

Në listën e përfituesve të këtyre fondeve, PD përmend:

Petrit Çelën, babain e Suel Çelës, me 150 mijë euro për tregun e Elbasanit.

Manjola Haskën, motrën e deputetit socialist Tërmet Peçi, me 225 mijë euro për “Agro Turizëm Rexhini”.

Petrit Taren, ish-drejtor i Ujësjellësit Korçë, i lidhur me Niko Peleshin, me 251 mijë euro për “Bloom Fruits”.

Sokol Tushën, vëllain e Taulant Tushës, me 196 mijë euro.

Loreta Tozajn, ish-drejtoresha e Kadastrës Vlorë, me 82 mijë euro.

Eriona Kokoneshin, bashkëshorten e ish-kryebashkiakut të Divjakës, me 44 mijë euro.

Dashamir Pezën, mik i kryeministrit Rama, me 225 mijë euro.

Alban Berishën, kunatin e Saimir Tahirit, me rreth 170 mijë euro në dy raste.

Elton Buallin, ish-administrator i inceneratorit të Sharrës, me 310 mijë euro për një serë në landfillin e Tiranës.

PD e cilëson këtë një “skandal të rëndë korrupsioni”, që sipas saj jo vetëm dëmton bujqësinë, por është edhe një njollë turpi në marrëdhëniet me BE-në, e cila tashmë ka hapur një hetim mbi fondet IPARD.

“Ky është një alarm për institucionet ligjzbatuese, por fatkeqësisht SPAK vepron vetëm kur është i sigurt se Edi Rama nuk preket,” tha Bardhi, duke shtuar se opozita do të ndjekë çdo rrugë ligjore për zbardhjen e kësaj afere.

Silvi Bardhi

 DEKLARATA E KOORDINATORES SË DEPARTAMENTEVE NË PD, SILVI BARDHI

Të dhënat e bëra publike dje në emisionin “Plug”, treguan edhe një herë hajdutërinë e “qeverisë Rama” nga inceneratorët te rrugët e deri te ‘bagëti e bujqësi’ . Shqiptarët panë se si 38 milionë euro, nga 93 të akorduar nga Bashkimi Europian në mbështetje të bujqësisë shqiptare, u kanalizuan drejtpërdrejt tek grupet kriminale të narkotrafikut, duke braktisur dhe tallur qindra mijëra bujq të vendit.

Shqiptarët panë se si fondet e IPARD kanë përfunduar për ngritje hotelesh dhe restorantesh, në vend që të shkonin për ndërtimin e serave apo stallave të bagëtive.

Në vend të tyre, Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë, me urdhër të Edi Ramës, ka vendosur të “ndihmojë”:

Lexo edhe :  PS në krah të UÇK-së/ Balla: Berisha furnizonte Millosheviçin me naftë

Petrit Çela, babai i kapobandës Suel Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.

Manjola Haskën, motra e deputetit socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro nga IPARD për të ndërtuar “Agro Turizëm Rexhini”.

Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës, një emër i lidhur ngushtë me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e “Bloom Fruits”.

Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, ish-krahut të djathtë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Sharrës dhe dosjen “5D”, ka përfituar 196 mijë euro.

Loreta Tozaj, ish-drejtoresha e Kadastrës Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro.

Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, përmes bashkëshortes së tij, Eriona Kokoneshi, ka përfituar 44 mijë euro fonde nga IPARD për ndërtimin e një kantine vere.

Dashamir Peza, i njohur si mik i Kryeministrit Edi Rama, është gjithashtu përfitues i fondeve IPARD me një shumë prej 225 mijë eurosh.

Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, në dy raste ka përfituar një shumë prej gati 170 mijë eurosh.

Elton Bualli, ish-administratori i inceneratorit të Sharrës, njeriu që bënte propagandën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në aferën e djegësave, ka përfituar plot 310 mijë euro për ndërtimin e një sere me fondet e IPARD, pikërisht në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Ky skandal jo vetëm që tregon shumë mbi mënyrën se si qeveriset vendi, por është edhe një njollë turpi në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, vend në të cilin aspirojmë të anëtarësohemi dhe i cili ka hapur një hetim për këtë çështje.

Në fakt, ky skandal duhej të kishte alarmuar të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi, por po tentohet të kalohet në heshtje nga ana e tyre, si të gjitha skandalet e tjera që çojnë drejtpërdrejt tek Edi Rama. Duket qartë se SPAK vepron vetëm në rastet kur është i sigurt se shefi i tij nuk preket.

Ky skandal duhet të jete alarm edhe për BE, për të kuptuar se sado kapitujë ta hapë Edi Rama, pa mbyllur kapitullin e korrupsionit në kurriz ta taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, Shqipëria nuk hyn dot në Europë.

Partia Demokratike do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që garanton ligji për zbardhjen e kësaj afere dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të autorëve të vërtetë.