Ardian Mema jep dorëheqjen nga stoli i Pogradecit

Trajneri i ekipit të Pogradecit, Ardian Mema, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës liqenore.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se vendimi i Memës erdhi pas situatës së vështirë që po kalon ekipi, i cili ka pësuar një sërë humbjesh radhazi.

Humbja ndaj Skënderbeut dhe më pas me Luftëtarin vetëm një ditë më parë, duket se kanë qenë ndeshjet vendimtare që e shtynë trajnerin drejt këtij vendimi.

Pas një mbledhjeje disa orëshe me drejtuesit e klubit, Mema ka paraqitur dorëheqjen e tij, e cila është pranuar.

Aktualisht nuk ka ende emra konkretë se kush do të marrë drejtimin e ekipit në vijim. m.p.