Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Spartak Ngjela posaçërisht për “Fjala”: Politika amerikane i theu të gjithë antireformistët, u mori Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela, ekskluzive për gazetën “Fjala”

Në momentet kur politika shqiptare u angazhua seriozisht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe kur Bashkimi Evropian, sidomos politika gjermane, vendosi ta anëtarësonte Shqipërinë në BE, menjëherë filloi hetimi specifik në lidhje me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë.

Në funksion të kësaj, shërbimet e mëdha e morën seriozisht hetimin e korrupsionit shqiptar, sidomos menjëherë pas 11 shtatorit. Politika amerikane kishte të dhëna për ndërhyrjen e terrorizmit islamik në Shqipëri, madje ngjarjet e ‘97 kundër Berishës këtë përmbajtje kishin.

Në gjurmimet e tyre për të identifikuar ndërhyrjen e terrorizimit islamik, ata konstatuan korrupsionin e lartë në Shqipëri. Që nga ky moment filloi lufta kundër korrupsionit shqiptar, e cila kulmin e vet e arriti atëherë kur çelja e negociatave me BE-në ishte mu në prag të miratimit.

Politika amerikane që nga viti 2010  ngulmoi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sepse kjo çështje ishte bërë e mprehtë, pasi në vitin 1999 ndodhi lufta e Kosovës që u shkëput nga Serbia. Në vitin 2008 u shpall pavarësia e Kosovës; dhe çështja e politikës së lartë në Tiranë ishte shumë akute.

Në këto momente u konstatua se ndërhyrja e Moskës dhe Beogradit në politikën e lartë shqiptare ishte fakt; prandaj politika amerikane në vitin 2011- 2012 e konceptoi reformën antikorrupsion në Shqipëri, me pikënisje nga Reforma në Drejtësi.

Amerikanët konstatuan se ishin dy korporata biznesi korruptive në qarqet e larta të drejtimit shqiptar: një pushtet gjyqësor i korruptuar, dhe një qeveri e korruptuar si fenomen. Që nga ky moment filloi strukturimi i Reformës në Drejtësi.

Berisha nuk e pranoi, dhe ekspertiza amerikane priti; por deri në vitin 2013, ajo e studioi me vëmendje dhe e kishte përfunduar skemën e Reformës në Drejtësi. Ekspertiza perëndimore e dinte që nuk do të bëhej dot lufta antikorrupsion në Tiranë në qarqet e larta politike, nëse nuk godiste së pari pushtetin gjyqësor.

Ardhja e socialistëve në pushtet në vitin 2013, ishte koha kur ekspertiza amerikane dhe politika e BE-së hynë rëndshëm për të strukturuar reformën antikorrupsion në Shqipëri. Lufta ishte e ashpër, sepse politika e korruptuar shqiptare ishte shumë refraktare.

Treshja kryesore e frenimit të Reformës në Drejtësi ishte: Berisha, Meta, Basha; por Meta ishte kryetar Kuvendi. Ekspertiza amerikane e kapi që nuk mund të bëhej dot Reforma në Drejtësi pa u amenduar në mënyrë specifike Kushtetuta shqiptare antikorrupsion.

Pasi amenduan Kushtetutën dhe pasi i sheshuan kontradiktat dhe e morën me vete mazhorancën socialiste; në vitin 2016 politika amerikane i theu të gjithë antireformistët, i futi në Parlament dhe e mori Kushtetutën e amenduar antikorruspion me 140 vota.

Lexo edhe :  Tetori rozë në SIGAL UNIQA/Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Me këtë metodë force arriti të realizonte edhe dy ligje të tjera esenciale: vetingun dhe SPAK-un. Në vitin 2017 politika amerikane e kishte arritur rezultatin pozitiv për ta strukturuar juridikisht reformën; kurse viti 2018 -2019 ishte kurorëzimi i dy sukseseve të mëdha: eliminimi 60% të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar; eliminimi i Gjykatës Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese tërësisht, dhe ecja drejt formulimit real me strukturë normale të SPAK-ut.

Kjo është gjendja deri në vitin 2020. Tani jemi në periudhën kur, pasi ka përfunduar karantina kundër pandemisë së Covid-19, edhe SPAK-u edhe ONM-ja (Organi Ndërkombëtar i Hetimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve) janë në hapat e fundit të rifillimit të procesit të vetingut në të dyja aspektet e kolonave korruptive: në pushtetin gjyqësor dhe pushtetin e lartë politik.

I shqetësuar nga kjo situatë rigoditëse, korrupsioni i lartë politik është hedhur në sulm me presidentin Ilir Meta, i cili tani ka dështuar. Ardhja e amasadores së re amerikane në Tiranë e ka rritur presionin pozitiv kundrejt pengesave të eliminimit korruptiv; Ilir Meta është izoluar tërësisht dhe çdo lëvizje populiste nuk ka më forcë, duke përfshirë këtu edhe lëvizjen për teatrin dramatik.

Korrupsioni i lartë politik pati shumë shpresë se çështja e teatrit dramatik, i cili u prish gjatë muajit maj, do të sillte lëvizje populiste për të bllokuar reformën; por ajo lëvizje u shua si fluskë sapuni. Tani palët e korruptuara nuk kanë asnjë program, kurse ambasadorja amerikane, Juri Kim, është hedhur në veprim me skemë të plotë: nga ristrukturimi në vijim i Reformës në Drejtësi te vijimi i reformës antikorrupsion, konkretisht në politikën e lartë shqiptare.

Sipas arsyes që vjen nga analiza e këtyre fakteve që kanë ndodhur gjatë muajit maj, arrijmë në konkluzionin se shenjat e para konkrete për luftën antikorrupsion në rrethet e larta të politikës shqiptare do t’i shohim me vrull në 15-ditëshin e fundit të muajit qershor, gjatë muajit korrik, por me rezultate tepër drastike gjatë muajit shtator.

E themi këtë, sepse intensiteti i madh që ka marrë akti diplomatiko-politik i amasadores amerikane, Juri Kim, të lë të kuptosh se këta janë muajt e fundit të kurorëzimit me sukses me goditjen e dy kolonave të mëdha korruptive në Shqipëri: pushtetit gjyqësor dhe të rretheve të politikës së lartë të korruptuar në Tiranë.

Të fundit

Loredana takon nënën e partnerit të saj? Ja foto dhe diçitura që surprizoi ndjekësit

Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga...

Bomba amerikane e LIIB shpërthen në aeroportin japonez, merren masat urgjente

Një bombë amerikane e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e cila ishte e groposur në një aeroport japonez, ka shpërthyer të mërkurën, duke...

Pse duhet t’i hani mollët jeshile, ja përfitimet direkte për shëndetin

Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por mollët jeshile janë një frut i shëndetshëm që ofron shumë përfitime për...

Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita

Pas miratimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda nga Këshilli i Ministrave, ka ardhur një reagim edhe nga...

CIA zgjeron rekrutimet online

CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka...

Lajme të tjera

Web TV