Pronari i dyqanit, para të cilit u vra George Floyd nga efektivi i policisë ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarje që ngriti në protesta të dhunshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mahmoud Ebu Meyala, një shtetas amerikan me origjinë nga Palestina, njëkohësisht pronari i dyqanit para të cilit iu mor jeta me dhunë Floyd tha se viktima ka qenë në dyqanin e tij para se të vdiste nën gjurin e oficerit të policisë
Meyala ka thënë se në fillim George kishte qenë me një shokun e tij, i cili ky i fundit ishte futur në dyqan dhe kishte tentuar të bënte blerje me dollarë të falsifikuar, e pasi e punonjësi e kishte kuptuar i kishte kërkuar që ai të largohet duke i kthyer dollarët.
Ndërsa vetëm 15 minuta sipas pronarit dyqan kishte hyrë Floyd po me dollarë të falsifikuar, por punonjësi kishte kuptuar se dollarët ishin të falsifikuar pasi ai kishte dalë nga dyqani, e për këtë arsye punonjësi ka thirrur policinë. Ndërsa çfarë ndodhi para dyqanit pas momentit kur arriti policia është treguar në videon e dhimbshme që ka bërë xhiron e rrjetit, por sipas pronarit të këtij dyqani thuhet se Floyd nuk e ka ditur që ka paguar me 20 dollarët e falsifikuar.
Ai e thekson këtë gjë pasi sipas Meyala shumica e klientëve që shkojnë në dyqan me para të falsifikuara nuk janë në dijeni për diçka të tillë, ndërsa ka shtuar se ka qenë shoku i Floyd që i ka dhënë dollarët e falsifikuar pa e ditur ai.k.t/Fjala.al/
https://www.facebook.com/watch/?v=939783859795955