Johnson kërkon heqjen e kufizimeve: 3.5 mln vende pune në rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boris Johnson i ka kërkuar ministrave të tij që të heqin sa më parë izolimin për shkak të pandemisë dhe të lehtësojnë masat shtrënguese për të shmangur një kolaps ekonomik të vendit teksa 3 milionë vende pune janë në rrezik.

Vendimi erdhi fill pasi kreu i qeverisë së Londrës firmosi paketën e radhës së ndihmës për të nxitur ekonominë. Sekretari për biznesin Alok Sharma ka paralajmëruar se vonesat më tej në rihapjen e sektorit të turizmit dhe mikëpritjes mund ti kushtojë vendit humbjen e 3.5 milionë vendeve të punës.

E siç raporton “The Sunday Times”, fill pas kësaj fjalie, Johnson është shprehur “krisht” nga habia. Mësohet se Johnson ka thirrur ministrat kryesore të kabinetit të tij qeveritar ku i kërkon që të hartojnë një plan “për shpëtimin e verës 2020” dhe rihapjen e vendit e rikthimin në normalitet brenda muajit korrik.

Johnson është shprehur se qeveria po harton e do të implementojë sa më shpejt një plan miliarda paund për të shpëtuar ekonominë. Ministrave ai u kërkoi që të mbledhin sa më shumë ide nga ekspertët për të ndihmuar firmat dhe ndërmarrjet, ende në kaos për shkak të pandemisë së Covid-19.

Vetëm një pjesë e bizneseve pritet të rihapen në gjysmën e korrikut, mes të cilave edhe shërbimet hoteliere, për të mirëpritur miliona turistë./b.b/fjala.al

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV