FOTO/ “Të hedhin poshtë mundin”, nuk përmbahet lojtari i Partizanit

Afrimi i verës te Partizani, Theofilus Solomon ishte një nga lojtarët për të cilin pritshmëritë ishin shumë të larta, por u duk se rezultatet jo dhe aq.

Të gjithë brenda “Demave të kuq” kishin shumë shpresa për të ardhmen e sulmuesit te Partizani dhe për ndikimin që ai do sillte në klub.

Megjithatë performanca e tij nuk ishte ashtu siç pritej, pasi Solomon arriti që të shënonte vetëm dy gola gjithsej dhe ato në ndeshjet me Flamurtarin dhe Tiranën.

Duket se shkak i kësaj performance jo të mirë është bërë një dëmtim që lojtari e pësoj gjatë  fazave të para të sezonit duke e penguar shumë.

Zhgënjimin e drejtuesve, Solomon duket se e ka parë si një mosvlerësim dhe këtë gjë e ka shprehu edhe në një postim në “Insta story”.

“Mund të tentojnë të të rrëzojnë, të të hedhin poshtë mundin, por e sigurt është që do të kthehem dhe të gjithë do të pyesin veten pse e bënë atë gjë.”,-shkruan sulmuesi, në foton ku duket se është duke u stërvitur në Turqi./Fjala.al/