Civici: Krizat ekonomike që u shkaktuan nga pandemitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe në ekonomi ka histori. Profesor Adrian Civici në emision HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU tregon momentet më të rënda të ekonomisë në historinë e botës që janë shkaktuar jo nga krizat financiare por nga ngjarje të paparashikueshme si pandemitë dhe sëmundjet. Sipas tij ato nisin që në vitin 150 pas lindjes së Krishtit.

-A ka një situatë të dytë si kjo në historinë e botës ?

-Jo nuk ka një situatë të tillë dhe pot ë analizosh ato 10-12 pandemitë më të mëdha por që shumica kanë ndodhur para historisë moderne, pandemitë e tjera kishin të bënin me SIDA-n, me SARS-in.

-Po Gripi Spanjoll?

-Ne merremi me historinë moderne por edhe në kohën e Romës ajo që quhet pandemia Antonina që ishte nga pandemitë më të mëdha e cila bëhet fjalë për shekullin e dytë, ku vdiq 30% e Perandorisë Romake, pastaj kemi atë që ëuhet Murtaja e Zezë, në shekullin XIV e cila gati përgjysmoi popullsinë e Europës. Pastaj nga pikëpamja e efekteve është Gripi Spanjoll I cili ka marrë këtë emër sepse ishte Spanja e para që e bëri publike por ai filloi në SHBA.

-Dhe ekonominë në këto momente mund ta krahasoni me ato që kanë ndodhur më herët?

-Jo, në histori nuk njihet me këto përmasa. Edhe ekonomia botërore është bërë me 10 zero më e madhe dhe e fuqishme, kështu që edhe efektet janë të shumëfishuara. Mendohet që nga parashikimet të humbet rreth 10-12% e Prodhimit të Brendshëm Botëror Global që është një shifër e paimagjinueshme për nga përmasat./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=Ofc9yt1-zUw

 

 

Të fundit

Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë...

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran. Me këtë rezultat, ky...

Tre të dënuar dhe një e pafajshme, Gjykata e Posaçme jep vendimin për dosjen e tenderave

Katër shtetas të marrë të pandehur për një dosje tenderash në vitin 2021, janë njohur këtë të hënë me vendimin e Gjykatës së Posaçme....

Sfidoi KAS-in pasi i ndaloi hyrjen, Asllan Dogjani shoqërohet nga policia

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendosi të ndalojë hyrjen e e deputetit demokrat, Asllan Dogjani në ambientet e Pallatit të Sportit "Farie Hoti"...

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo u deklarua nga Sekretari i...

Lajme të tjera

Web TV