Bie çaku i fundit i filmi rus me skenarin e Ismail Kadaresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jam pak i trishtuar”, thotë regjisori e skenaristi Juri Arabov. E teksa të kaplon shqetësimi se mos diçka nuk ka shkuar mirë, shton: “Jam i trishtuar se po mbarojnë xhirimet, por shpresoj që do të dalë një film i mirë”. Kështu shkruan në një postim të saj ministja e kulturës Elva Margariti duke iu referuar takimit me regjisorin e njohur rus
Pas disa ditësh xhirimesh në Gjirokastër, e gjithë trupa shqiptaro-ruse zbriti në Tiranë për çak-un e fundit. Filmi me skenar të shkrimtarit Ismail Kadare dhe një kast aktorësh të zgjedhur, do të nisë një fazë të re, atë të postproduksionit. “E kënaqur që mbërritëm deri këtu dhe që përmes një filmi artistik të rrëfejmë jo vetëm një histori dashurie mes dy të rinjsh, por marrëdhëniet mes dy shtetesh, nga vëllazëria në armiqësi”, shkruan Margariti..
Regjisori, i cili ka përshtatur skenarin e Kadaresë është artisti i famshëm rus, Aleksandër Sokurov, i njohur si fitues i ‘’Luanit të Artë’’ në Festivalin e Venecias në vitin 2011 për filmin “Faust”.
Vetë regjisori i njohur rus Juri Arabov është shprehur se filmi që po përfundon xhirimet është përqafuar me dashuri prej rusëve dhe do të jetë një realizim mbresëlënës.
Pas 66 vitesh Juri Arabov zgjodhi përsëri Gjirokastrën si shesh xhirimi, jo vetëm për disa episode si në filmin “Skënderbeu”, por për gati të gjithë filmin. Filmi artistik shqiptaro-rus “Gjirokastra” vjen përmes bashkëpunimit të produksionit shqiptar “Albimazh” dhe atij rus “Fortunafilms” me producentët respektivë Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia. Financimi i tij mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës së Federatës Ruse.
Në këtë mënyrë, historitë e dashurive shqiptaro-ruse është drejt fundit për tu kthyer në një film. Gjithccka ka nisur mbi sinopsin “Sorkadhet e trembura” të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Do të duheshin vite punë, që më në fund ky projekt të niste udhën e sigurt të realizimit. Filmi tregon një nga ato dhjetëra histori të viteve ’50-’60, mes një djali shqiptar të shkolluar në ish-Bashkimin Sovjetik dhe një vajze ruse, të cilët do të duheshin të ndaheshin për shkak të raporteve të prishura diplomatike mes dy vendeve.

Të fundit

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Lajme të tjera

Web TV