“El Clasico” po afron, Messi i del në krah Zidanes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe një ditë na ndan nga ndeshja më e rëndësishme në Spanjë, por në të njëjtën kohë edhe një nga më të ndjekurat kudo në botë, ajo midis Barcelonës dhe Real Madridit.

Në ndryshim nga ndeshjet e mëparshme midis këtyre dy skuadrave, kjo “Klasike” vjen me një situatë të rënduar politike, por edhe në opinion sportiv, duke bërë që kudo të diskutohet për polemikat që çuan në shtyrjen e kësja sfide, e cila duhej të ishte luajtur që në muajin tetor.

Ndërsa lojtari kryesor i Bracelonës,Lionel Messi dhe trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane, duket se janë të përqendruar vetëm te loja dhe performaca që duhet të tregojnë.

Në një komunikim me mediat, Messi i ka dal në krah trajnerit të Realit dhe ka thënë vetëm fjalë të mira kur është pyetur se përse vëshëllehet.

“Është e pakuptimtë, por gjithsesi ne që lujmë në nivele të larta e dimë shumë mirë që tifozët harrojnë ato që kemi arritur dhe kërkojnë çdo ditë më shumë”,- u shpreh sulmuesi i Barcelonës.

Më tej, ai nuk e ka fshehur dëshirën për fitore e sidomos në këtë ndeshje shumë të veçantë.

“Kjo ndeshje është speciale, e tillë është edhe çdo fitore”, -tha argjentinasi.

Ndeshja e së mërkurës pritet që të prishë situatën në garën për titull në “La Liga”, pasi skuadrat kanë pikë të barabarta.

Trajneri i Realit nga ana tjetër ka thënë se përeç fitores e rëndësishme është që të shijohet ndeshja, duke theksuar se vetë pjesëmarrja në këtë ndeshje është një ëndërr.

“E rëndësishme është të luajmë ndeshjen dhe ta shijojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Në fund të fundit, si ne ashtu edhe Barcelona këtë kërkojmë. Këto janë ndeshjet që gjithsecili ëndërron të luajë. Një ndeshje e madhe futbolli, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”,- u shpreh Zinedine Zidane./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV