Punonjësit më të pasur në Britani… po londinezët ku renditen?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të punësuarit në qytetin e Aberdeen, Hull dhe Edinburgh janë zyrtarisht punonjësit më të pasur në Britani në vitin 2019, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që punojnë në Londër, Manchester dhe Bristol janë më të varfërit, me normat më të ulëta të të ardhurave që ata disponojnë, sipas hulumtimit të kryer nga bordi i punës “CV-Library”.

Studimi krahasoi të njëjtat kosto themelore të jetesës kundrejt pagave mesatare në rreth 18 vende të Mbretërisë së Bashkuar. Të punësuarit të cilët jetojnë dhe punojnë në Londër rezultojnë në fund të listës së njerëzve të pasur, pavarësisht se ata fitojnë pagën e dytë mesatare më të lartë në Mbretërine e Bashkuar.

Kjo vjen si pasojë e kostove të larta të jetesës në kryeqytet ku të ardhurat e disponueshme janë ulur me 42% nga viti i kaluar me një mesatare prej vetëm 221,16 £ në muaj. Lajmi i mirë vjen për Skocinë pasi punonjësit atje kanë të ardhurat më të larta të disponueshme, me qytetet kryesuese të cilat janë: Aberdeen-i, Edinburgh-u dhe Glasgow. Punonjësit në qytetin e Aberdeen-it kanë rrogat mujore më të larta në Mbretërinë e Bashkuar.

Në anën tjetër, pagat më të ulëta mujore janë në Sheffield, Leicester dhe Liverpool. Por në disa raste kjo balancohet nga kostot e ulëta të jetesës në vendet veriore, pasi Leicester dhe Sheffield janë në vendin e dytë dhe të tretë si vendet me qeratë më të lira, duke u ndjekur nga qyteti Hull i cili konsiderohet si qyteti më i lirë.

Londra, Brighton dhe Bristol-i janë vendet me qeratë më të shtrenjta, duke rritur kështu kostot e jetesës për punonjësit anglez që jetojnë në këto qytete. Lee Biggins, themelues dhe CEO i “CV Library” deklaron: “Duket qartë nga studimet e zhvilluara që diferenca e madhe Veri/Jug është akoma ekzistente në Mbretërinë e Bashkuar, sidomos kur vjen puna te rrogat dhe kostot e jetesës.

Lexo edhe :  Netflix, Airbnb dhe Booking, në 'rrjetën' e TVSH-së në Shqipëri

“Kompanitë janë padyshim nën presion për të mundësuar ofrimin e rrogave të drejta që reflektojnë dhe kostot e jetesës me të cilat ata përballen në vendin ku jetojnë dhe prandaj është shumë ë rëndësishme që ta përcaktoni këtë kur bisedoni për rrogën me një punëdhenës aktual apo edhe të ardhshëm. Të shpenzosh më shumë sesa ta mban xhepi mund të bëhet shumë stresuese prandaj duhet të qëndroni të përditësuar me kostot mesatare të qytetit ku punoni dhe jetoni./Përshtati nga Yahoo Fjala.al/

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV