Ndeshja me Realin, Messi: Ronaldo i pazëvendësueshëm

Ylli Barcelonës, Lionel Messi ka thënë sot se Eden Hazard nuk mund ta zërë vendin e Cristiano Ronaldos.

Në një deklaratë të dhënë për mediat sot, vetëm një ditë përpara “El Clasico”, argjentinasi ka theksuar se Hazard është i ndryshëm nga Ronaldo.

Balcelona pret nesër Real Madridin në takimin e 17, që është edhe një nga ndeshjet më kryesore të “La Ligës”, pasi të dyja skuadrat ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta.

“Hazard ka shumë cilësi. Ai është futbollist ndryshe që di të sjellë jo stabilitet në mbrojtje, por mendoj se ai është i ndryshëm nga Ronaldo, me karakteristika tjera”,-ka thënë argjentinasi.

Ndonëse nuk ka harruar pa përmendur se Hazard është një lojtar i mirë, Messi e ka vënë theksin te fakti se nuk mund të zëvendësohet Ronaldo.

“Është shumë e vështirë të zëvendësosh Ronaldon, por Hazard gjithashtu është një lojtar i mirë”,- u shpreh ai.

Belgu, Eden Hazard, kaloi në Santiago Bernabeu gjatë verës së këtij viti duke u transferuar nga Chelsea për një shumë prej 100 milionë eurosh.

Megjithë performancës së mirë që Hazard ka shfaqur me “Los blancos” është e vështirë të thuash se ai do të zërë vendin e yllit portugez në “Klasiken” spanjolle./Përgatiti: Fjala.al/