Tërmeti, dy vjet për të rindërtuar banesat e dëmtuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miratohen aktet për përshpejtimin e procedurave të projektit. Procesi i rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti do të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme. Komisioni i Ekonomisë ka votuar dy akte normative të cilat i hapin rrugë riparimeve dhe ndërtimit të shtëpive të dëmtuara, duke lehtësuar procedurat për zbatimin e projekteve si për qeverinë edhe për ato që do të realizohen nga donatorët.

Arben Ahmetaj kërkoi që ekspertët dhe bashkitë të tregojnë përgjegjshmëri dhe profesionalitet në momentin që bëjnë ekspertimin dhe të mos nxitohen për të shpallur çdo objekt të pabanueshëm.

Deputetët miratuan edhe aktin normativ për përfitimin e bonuseve të qirave për familjet që kanë mbetur pa shtëpi deri në momentin e rindërtimit të tyre. Për herë të parë lejohet që bonusi të tërhiqet pa çuar në bashki kontratën e qirasë.

Bonusi i qirasë do të jepet edhe për banorët shtëpitë e të cilëve kanë nevojë për riparim deri në momentin që ekspertët e miratojnë objektin të parrezikshëm për të jetuar.

Paketa ligjore do të miratohet e plotë ditën e mërkurë në seancë plenare, për t’i hapur tërësisht rrugë programit të rindërtimit, i cili do të zbatohet nga Arben Ahmetaj pasi të votohet si Ministër Shteti nga Parlamenti.

Të fundit

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave,...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një...

Lajme të tjera

Web TV