Krimet e luftës në Kosovë/ Behgjet Pacolli çon dosjet serbe në Prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dorëzuar në Prokurorinë e Kosovës dosjet e krimeve të luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur , këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Jetlir Zyberaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ‘këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP-i, grupet paramilitare të kontrolluara nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive”.

Postimi i plotë i Zyberajt: “Sot, Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka transferuar në Prokurorin e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë. Këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar nga ushtria jugosllave, MUP-i, grupet paramilitare të kontrolluara nga Beogradi dhe grupet e tjera lokale të armatosura serbe që kryenin spastrimin etnik dhe vrasjet masive.

Ne duhet të lëvizim për t’i treguar botës historinë tonë, të kaluarën tonë, vuajtjet tona. Ne nuk mund të lejojmë rishkrimin e të kaluarës nga digura të korruptuara si Dick Marty të cilet përdorin materiale të siguruara nga MUP-i, Ushtria dhe Inteligjenca Serbe kundër Kosovës, të njëjtat institucione që vranë shqiptarët tani për të bërë drejtësi. Do të ishte sikur të përdorni dokumentet e dhëna nga nazistët kundër Hebrenjevë që luftuan për liri në Ghetto të Varshavës. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Këto dokumente do të sjellin Ivica Daçiç dhe njerëzit e tij në sallën e gjyqit si të akuzuar për politikat e tyre gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Zyberaj.

Lexo edhe :  Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Këto dokumente, sipas Behgjet Pacolli dhe këshilltarëve të tij, janë siguruar përmes rrugëve ligjore nga burime të ndryshme, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Të fundit

Vdiq pas rrëzimit të helikopterit/ Irani shpall pesë ditë zie për presidentin

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka shpallur pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit të vendit, Ebrahim...

Si ndikon uji i kripur te rënia dhe dëmtimi i flokëve

Vera është pas derës dhe bashkë me të vjen ajo ndjesia e padurimit për pushimet në plazh, pasditet e gjata në bregdet, dielli, rëra...

Sot protesta e Rithemelimit, policia ‘blindon’ Bashkinë e Tiranës, ja çfarë pritet

Mbahet sot në orën 11:00 protesta e tetë para Bashkisë së Tiranës e thirrur nga Aleanca për Teatrin dhe Opozita në lidhje me dosjen...

A e dinit se sot është Dita Ndërkombëtare e Çajit? Ja historia, përfitimet dhe sfidat

Sot është Dita Ndërkombëtare e Çajit, e shpallur si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Çaji është pija më e konsumuar në...

Dyshohet se mori ryshfet, vihet në pranga gjykatësi i Supremes

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia heqë imunitetin një gjykatësi të Gjykatës Supreme, i cili u arrestua të hënën mbrëma nën...

Lajme të tjera

Web TV