Vendet që nuk duhen humbur gjatë dimrit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi malor së fundmi është kthyer në një atraksion për publikun shqiptar dhe atë të huaj. Megjithse shqiptarët priren të shijojnë më shumë pushimet verore dhe ato dimëroret duket se nuk mbeten mbrapa. Pushimet dimërore janë një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur pasi mund të provosh sportet e ndryshme. Ja cilët vende nuk duhen humbur gjatë këtij sezoni:

Parku Llogorasë ofron një peizazh tërheqës dhe fusha karakteristike. Bimësia përbëhet kryesisht nga halorë të tillë si pisha e zezë. Ai ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit dhe sportet e ajrit. Parku ofron mundësi akomodimi edhe në hotele luksoze.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës ndodhet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë. Vlerat e saj turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike të cilat janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit është shume i frekuentuar nga turistët. Ka disa vite që në Malin e Dajtit ju ofrohet një shërbim mjaft komod dhe i këndshëm, ai i transportit me teleferik, nga rrëza e Dajtit e deri në majë të tij. Kushtet e hoteleve dhe komplekseve turistike janë moderne dhe shumë të rehatshme, të pajisura me shërbime të shumta. Kuzhina është tradicionale shqiptare, me produktet e mishit të gatuara në shumë mënyra dhe perime të freskëta të stinës,verëra shqiptare dhe franceze si dhe peshk të freskët nga basenet e komplekseve.

Razma është një ndër pikat turistike më të afërta me qytetin e Shkodrës. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit,me hotele luksoze. Ka nje klime tipike malore, ajer shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave jane karakteristike për zonën. Gjithashtu edhe shtëpitë pritëse karakteristike alpine të banorëve të zonës që presin vizitorë.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qëndrore të Alpeve të Shqipërisë, midis bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujevarave, bimësise së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Mjaft tërheqëse janë burimet e ujërave të Okolit. Këtu gjendet edhe “kulla e ngujimit”, element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë periudhes së gjakmarrjes strehohej gjakësi. Kuzhina tradicionale e Thethit përbëhet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nënproduktet e qumështit (djathrat e ndryshem, gjiza, kosi i fresket, etj). Ne Theth mund te organizohen aktivitete te shumta ne natyre, si: ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajaket ne perroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimerore ne shpatet natyrore me debore, biçikleta malore, etj.

Lexo edhe :  Ceremonia e 97 e 'Oscar' në Los Angelos, filmi ‘Anora’ rrëmben 5 çmime

Bogë është një vendbanim në komunën e Pejës, Kosovë. Boga ofron gjithashtu dhe shëtitje me teleferikë të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri. Në fshat ndodhet një pistë skish, kjo fushë është e zbrazur gjatë natës, ndaj mund të shijoni pamjet piktoreske. Shtëpitë prej druri ofrojnë akomodime të këndshme për katër deri në gjashtë persona, dhe përfshinë një kopsht të vogël, kuzhinë dhe dhomë ndenje.

Vermoshi është një fshat në Komunën e Kelmendit të Rrethit të Malësisë së Madhe në Shqipëri, ai gjendet në një distancë prej 95 km nga qyteti i Shkodrës. Nga Shkodra deri në Vermosh udhëtimi zgjat 5 orë. Vermoshi shquhet për panoramen e tij piktoreske. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës ku spikatin djathi, mishi derrit, qengjit, patate, kaçamak, ferlik, mish lepuri të egër, patate, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë shërbehet kryesisht revania dhe petullat me mjaltë.

Fshati turistik i Dardhës ia ka dalë të bëhet i njohur anembanë vendit për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat dhe kulturën e të jetuarit. Në këtë periudhë fshati i largët tejmbushet nga dëbora e cila i kthen kodrat dhe malet në në ngjyrë të bardhë. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Rruga për në fshatin e largët është rikonstruktuar duke bërë të lehtë një udhëtim qetësues dhe larg çdo shqetësimi. Kohët e fundit hotelet të cilat ofrojnë shërbime janë shtuar.

Brezovica është një vendbanim në komunën e Shtërpcës në Kosovë.. Zona turistike e skive ndodhet në mënyrë ideale në shpatet e Parkut Kombëtar të Sharrit. Brezovica ofron dhjetë teleferikë, qe janë të lidhur me 16 kilometra pistë me një gjatësi mesatare prej 3,000 metrave. Pistat janë të gjëra dhe të ndryshme në strukturë dhe ju mund të zbaviteni me një çmim të arsyeshëm. Në Brezovicë gjenden lokale, restorante dhe hotele për akomodim.

Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët . Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë dhe të huaj. Në Voskopojë të jepet mundsia për aventura nga më të ndryshme duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet me kuaj. Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është një tjetër arsye nxitëse për të marrë rrugën drejt Voskopojës. Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë./Fjala.al

Të fundit

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden...

Japonia në flakë/ Evakuohen banorët, mbi 5.200 hektarë pyje të djegur

Në Japoninë veriore, zjarri më i madh pyjor i tri dekadave ka shkaktuar evakuimin e mijëra personave. Rreth 2,000 njerëz janë larguar nga zona për...

A do të rikthehet në Big Brother Vip? Eduart Grishaj tregon nëse i mungon programi

I ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Eudart Grishaj foli më shumë për karrierën e tij si regjisor si filmash ashtu dhe emisionesh të...

‘Amerika nuk do ta durojë për një kohë të gjatë’/Zelensky i kundërpërgjigjet Trump

Volodymyr Zelensky ka theksuar rëndësinë e arritjes së një paqeje të vërtetë dhe të shpejtë, pas kritikave të Donald Trump ndaj tij. Në një postim...

Aksident në Barcelonë/ Dy autobusë turistësh përplasen ‘kokë më kokë’, 50 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Barcelonë, ku dy autobusë që po transportonin turistë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë rreth 50 persona...

Lajme të tjera

Web TV