Kukësi fiton ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kukësi i afrohet më shumë objektivit që ka, atë të kampionit të dimrit. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro mundi në transfertë 2-1 Vllazninë, duke vijuar serinë pozitive të javëve të fundit. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për formacionin verlindor që forcon më tej pozitat në vendin e parë të renditjes.

Kuksianët kanë shënuar që në minutën e 8-të. Roca i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe me një diagonale të saktë ndali topin në rrjetë. Minutat e mbetura të pjesës së parë nuk sollën ndryshim të madh në lojë. Shkodranët dështuan të barazonin shifrat, ndërsa miqtë nuk arritën të gjejnë golin e qetësisë. Ai do të vinte shpejt me rikthimin në fushë pas pushimit.

Në minutën e 51-të Roca asiston Shkuraj-n që i cili nuk gabon për të dyfishuar rezultatin. Kukësi ia vështirëson punën vetes, kur në minutën e 74-rt i lejoi Vllaznisë të rihapë sfidën me golin e Krymit.

Por vetëm kaq, pasi shpresat e shkodranëve për pikë u shuan me vërshëllimën e fundit që zyrtarizoi triumfin e Kukësit që merr edhe dhurata nga rivalët direktë, duke u shkëputur më shumë në vendin e parë të renditjes.

Të fundit

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të...

Lajme të tjera

Web TV