Ministri në Detyrë Cakaj : Të mos harrohen refugjatët e luftës së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Forumin Global për Refugjatët që zhvillohet në Gjenevë. Në fjalën e tij, Ministri në Detyrë, Cakaj, nënvizoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët.

Ministri Cakaj, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjalimi i mbajtur në Forum. Ai tha se në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil, si dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët. Po ashtu, në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve”- tha ministri në detyrë Cakaj,

“Shumë e rëndësishme të kujtohet kontributi i pakrahasueshëm historik i Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga lufta e Kosovës e shkaktuar prej projekteve për pastrim etnik dhe gjenocid nga regjimi i Milosheviçit!

Kjo përvojë historike nuk përbën vetëm një shembull unik të solidaritetit kombëtar, por paraqet edhe një model botëror sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me refugjatët në një prej orëve më të vështira të historisë”- u shpreh ministri Cakaj./Fjala.al/

Të fundit

Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë...

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas disfatës 3-0 në takimin e...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Lajme të tjera

Web TV