Nisin takimet e Superiores, Kukësi dhe Luftëtari në avantazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak minutash kanë filluar katër ndeshje të Kategorisë Superiore, për javën e 16-të të kampionatit.

Ekipi i Partizanit, i cili para pak ditësh humbi derbin me Tiranën në drejtimin e Franko Lerdës, në takimin me nTeutën ka në krye trajnerin provizor Renato Kalari.

Ndërsa durrsakët ndodhen nën drejtimin e trajnerit shkodran Edi Martini, i cili ka zëvendësuar Bledi Shkëmbin në stolin e “Djemve të Detit”.

Ndeshja e dytë, por jo për nga rëndësia është ajo midis Bylisit dhe Laçit, skuadra të cilat kanë shfaqur një performancë dhe rezultate goxha positive në këto 15 javë, duke rritur akoma pritshmëritë për vendet e para duke ua vështirësuar punën Kukësit dhe Partizanit.

Ndërkohë, Kukësi me në krye Shpëtim Duron do të jenë këtë javë përballë Vllaznisë, duke synuar mbajtjen e poicionit të parë të kategorisë. Ndërkohë që momentalisht Eduard Rroca ka shënuar për verilindorët, duke i kaluarKuksianët në avantazh.

Takim tjetër që është duke u zhvilluar në këto momente është ai midis Luftëtarit dhe Skëndërbeut. Pas shkarkimit të trajnerit Marantas, gjirokastritët do të udhëhiqen nga tekniku i portierëve në takimin e sotëm, ndërsa korçarët nga ana tjetër vijnë paas dy humbjeve rresht.

Momentalisht ka shënuar vetëm skuadra e Luftëtarit me anë të Gilman Likës,  duke kaluar në avantazh ekipin e tij dhe thelluar humbjen e Skënderbeut. /Përgatiti: Fjala.al/

 

 

Të fundit

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Lajme të tjera

Web TV