Rama në Kuvend: “Të censuruar sot janë ata që kanë të drejtë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rama në fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend ka folur për projektligjin e paketës anti-shpifje. Si fillim ai ka folur për tërmetin e 26 nëntorit dhe bilancin e kësaj tragjedie duke e lidhur më mbrapa me ndikimin e keq të mediave për raportimin e kësaj ngjarje.

Sipas tij meda është përgjegjëse për vdekjen e një burri në datën 29 nëntor, pasi ka deklaruar se Spitali i Durrësit  ishte në rrezik për t’u shkatërruar.

“Më 29 nëntor vdiq një njeri i pafajshëm si rezultat i atyre, ka humbur jetën një baba e janë plagosur dhjetëra njerëz se dikush nga ata atje ka nxjerrë lajmin se spitali i Durrësit po shembet. Deri këtu shkon, sepse shkoi, efekti negativ i fjalëve të lëshuara pa asnjë përgjegjësi. Liria e fjalës, liria për të thënë çfarë të duash është dhe përgjegjësi jo vetëm e drejtë”, tha kryeministri.

Rama u shpreh me tej se ata që janë të cesuruar sot janë ata që kanë të drejtë.

Fjala e Ramës:

“Unë nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar se qeveria shqiptare do të arrinte të bënte atë që bëri, në kushtet e një befasie të jashtëzakonshme, ku mijëra njerëz u gjendën në rrugë, pa strehë. Në Shqipëri ka pasur fatkeqësi natyrore shumë më të lehta dhe njerëzit janë kalbur rrugëve, nëpër çadra, janë harruar dhe faktikisht u është dashur një kohë e tejgjatë për të rimarrë veten.

Në më pak se 10 ditë mbi 13 mijë persona janë akomoduar. 4132 njerëz të kategorive të ndryshme sociale janë akomoduar në hotele, që për standardet e Shqipërisë janë hotele luksi, me të gjitha shërbimet si të ishin turistët gjermanë apo norvegjezë të ardhur këtu dhe me të gjithë përkujdesjen shëndetësore.

Janë akomoduar në shtëpi të reja të gjithë familjarët e viktimave. Si asnjëherë më parë të gjitha forcat janë bashkë në një tryezë, të gjithë aktorët e nevojshëm për të çuar përpara një proces rindërtimi, prej ku të dalim më të fortë, duke bërë transparentë të gjitha burimet.

Shumë shpejt do të fillojnë të shihen filizat e parë të procesit të rindërtimit, dallimi i madh mes të djeshmes dhe të ardhmes për të gjitha këto familje, shumë shpejt do shihet transformimi tërësor urban dhe social, që nga plaga e krijuar në Thumanë deri te shtëpia më e largët e familjes që është në rrezen e përcaktuar nga kufijtë e gjendjes së jashtëzakonshme.

Me një grup arkitektësh të huaj dhe shqiptarë do të vijojë puna intesivisht për të garantuar që zonat e reja, ku do ndërtohet, të jenë shembuj transformues. Thumana e nesërme nuk do të ngjajë në asgjë me Thumanën e para 26 nëntorit dhe banorët e Thumanës nga banorët e një zone të degraduar nga pikëpamja urbane. Do jetë një shembull që do të rrezatojë fuqinë e vizionit. Do jemi këtu në 2020 kur do t’i shihni të verifikuara”.

/Fjala.al/

Të fundit

Wizz Air anulon linjën ajrore Tiranë – Brindisi! Shpërthejnë polemikat në Itali

Anulimi i linjës Tiranë- Brindisi, duket se vjen si pasojë e vështirësive financiare të kompanisë, përfshirë kostot më të larta se...

41 vite mes flakëve, Saki Sheshi mes gëzimit për jetën e lëndimit nga vdekja

Sot është 63 vjeç, por thotë se punën për të shpëtuar jetë njerëzish e bën si në ditën e parë. Të jesh zjarrfikës sipas...

Dy orë takim në selinë e PS-së, zbulohet çfarë u kërkoi Rama drejtuesve të qarqeve

Në takimin që ka zgjatur dy orë në selinë e PS, drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për numrin e regjistrimit të emigrantëve për të...

Trump i lëkundur për tarifat për BM, ndërsa kërcënon të zgjerojë tarifat për BE-në

Perspektiva e afërt e një lufte tregtare me SHBA-në kërcënon të errësojë takimin e kryeministrit Sir Keir Starmer me shefat e BE-së, pasi Donald...

Horoskopi javor/ Situata të papritura dhe ditë plot sfida, ja çfarë kanë parashikuar yjet

Horoskopi për periudhën 3-9 shkurt 2025, parashikon se ditët në vijim do të jenë dinamike dhe plot sfida për shumë shenja të horoskopit. Dashi     Në punë...

Lajme të tjera

Web TV