Rritja e pensioneve/ Rama takim me ish punonjësit e Policisë së Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke zhvilluar një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit.

Kryeministri pohoi se po përgatitet një proces për rritjen e fondit të pensioneve, teksa theksoi se vëmendja e qeverisë do jetë kryesore për pensionistët, të cilët do të përfitojnë një tjetër bonus, në pranverë.

“Takimi që përkon dhe me mbylljen e vitit dhe përmbushjen e një detyrimi të parë lë te themi, lidhur me gjithë pensionistët, duke vënë në dispozicion të mbështetjes së tyre për fundvitin një shumë disa herë më të lartë se e viteve të ardhshme. Them detyrimi i parë sepse e lidh me momentin e ri ekonomik të Shqipërisë, ku rritja e ekonomisë dhe për rrjedhojë rritja e të ardhurave kanë hyrë në stad të ri dhe na kanë hapur perspektivë e një qasje tëre ndaj pensionistëve. Një qasje, që për ne do jetë në dy drejtime.

Në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të ardhura nga rritja ekonomike drejtpërdrejt tek pensionistet, nëpërmjet banuesve, duke filluar me banuesin e fundi vitit tradicional. Asnjëherë nuk ka qenë në masën e këtij viti dhe pasta dhe me një tjetër bonus, që do jepet në pranverë, pikërisht si rezultat të mundësive të rritura të ekonomisë dhe që ne duam te kthehet në një mundësi të vit pas viti. Ne jemi në proces përgatitje së një rritje të fondit të pensioneve, qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore, por qoftë duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve”, tha kreu i qeverisë.

/E.S

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV