Rudina Hajdari tregon detaje nga takimi i saj me Ilir Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvend ka justifikuar veprimin e saj për të mos djegur mandatin e deputetes. Ajo ka folur për takimin me presidentin Meta duke treguar se ka patur një hatërmbetje reciproke mes të dyve.

“Pak muaj më parë isha në zyrën e presidentit dhe më tha Rudina nuk ke bërë mirë më ka ngel hatri me ju. Pse i thashë. Sepse më ke goditur. I thashë edhe mua zoti President më ka ngelur hatri me ju. Dhe kjo ndjenjë është reciproke se keni bërë një verpim fatal. Ju duhet të ishit i pari njeri që të më kishit thirrur në zyrën tuaj pse nuk e dogja mandatin. Unë respektova Parlamentin, ju jeni president pse nuk më thirrët në zyrë por lejuat për tetë muaj që të më deligjitimizonin si e bija e Azem Hajdarit. Çdo individ ka të drejtën për të shprehur fjalën  e lirë. Koha do jetë ajo që do i tregojë të gjitha.”, u shpreh Hajdari.

Më pas Rudina u shpreh se Rama duhet të heqë dorë nga paketa anti-shpifje.

“Po e them edhe njëherë se paketa antishpifje është një paketë që e çon vendin drejt putinizmit dhe edroganizmit, prandaj po them që të tërhiqeni”, -deklaroi deputetja.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV