Rikthehet kaosi në Kuvend/ Deputetët e “Rithemelimit” u bien tavolinave: Turp, turp…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se në Kuvend është kthyer sërish kaosi, teksa deputetët e Rithemelimit gjatë seancës plenare kanë filluar t’iu bien tavolinave duke thërritur: ‘Turp! Turp!’.

Gjithçka ka ndodhur teksa fjalën e mbante deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila po lexon raportin për mandati ne deputetes Olta Xhaçka.

Deputetët do të vendosin nëse mandatin e deputetes Olta Xhaçka do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sipas kërkesës të kësaj të fundit në vendimmarrjen e janarit të vitit 2023.

Çështja e mandatit të Xhaçkas u rikthye në vëmendje, pasi Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën bashkëshorti i saj, po ndërton një hotel në bregdetin e Dhërmiut. Trualli i blerë nga persona privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro./O.S

Të fundit

‘Parku i Besimit’ në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit

Kultura fetare në Shqipëri dhe harmonia pritet të mishërohen në një park që është pagëzuar si Parku i Besimit...

A e blen paraja lumturinë?/ Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon

Shqipëria dhe Kosova flasin të njëjtën gjuhë, kanë tradita dhe histori të ngjashme, por kur bëhet fjalë për kënaqësinë për jetën janë në dy...

Personat që e kalojnë pensionin jashtë vendit kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar

Personat e dalë në pension që shpërngulen jashtë vendit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndjenjën e vetmisë, ka zbuluar një studim. Sipas një hulumtimi...

Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

Një ditë pas tërheqjes së Erion Veliajt nga urdhri për shkarkimin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka firmosur...

VIDEO/ Pamjet e rralla, Rama tek shkallët kur refuzohej si kandidat në PS

Rrugëtimi politik i Edi Ramës brenda Partisë Socialiste ka nisur mes sfidash dhe skepticizmi nga brenda vetë partisë në vjeshtën e vitit 2003, kur,...

Lajme të tjera

Web TV