BE: Kosovës i nevojitet sa më shpejt formimi i qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefat e misioneve të Bashkimit Evropian të vendosura në Kosovë, në një deklaratë të përbashkët  i kanë bërë thirrje klasës politike që të formojë sa më shpejt qeverinë e re.

“Seanca konstitutive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 26 dhjetor. Zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit i dhanë mundësinë popullit të Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre. Ky është thelbi i procesit demokratik. Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të kapërcyer sfidat e mbetura. Kosova duhet të rifillojë punën urgjent për vijimin e reformave të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,  reformat për zbatimin e ligjit,  zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe për Dialogun me Serbinë. Nevojitet që të formohet sa më shpejt një qeveri e cila do të çojë përpara këto procese.”- thuhet në deklaratë.

Dy partitë e renditura të parat në zgjedhjet e parakohshme të tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në bisedime për formimin e koalicionit qeverisës. Kreu i Vetëvendosje, Kurti në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Deutsche Welle, tha se me LDK-në janë dakorduar për disa aspekte të programit qeverisës, si numri i ministrive,  ndarja e tyre mes partive të koalicionit dhe partive të pakicave./fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV