Dënimi me vdekje për Musharaf, dyshime për paanësinë e gjyqit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit nga një gjykatë speciale në Islamabad të Pakistanit për të dënuar me vdekje ish-presidentin Pervez Musharaf, kryeministri pakistanez Imran Khan, deklaroi gjatë një mbledhje të partisë së tij se, ka dyshime rreth paanësisë për procesin gjyqësor.

Kryeministri Imran Khan, pas rikthimit nga Forumi Global për Refugjatët, i mbajtur në Gjenevë, urdhëroi një mbledhje me krerët e partisë së tij, për të diskutuar për vendimin e paprecendentë të dënimit me vdekje të Musharaf. Zëdhënësi i kryeministrit tha se kreu i qeverisë duhet të njohë në detaje vendimin e gjykatës speciale përpara se të marrë një qëndrim zyrtar për çështjen.

Gjithashtu raportohet se dy nga ndihmësit më të besuar të kryeministrit Khan, kanë siguruar se ushtrinë pakistaneze dhe qeveria do të mbështesë ish-gjeneralin e tyre, Musharaf gjatë procesit të pritshëm të apelimit të vendimit.

Ushtria pakistaneze e ka denoncuar vendimin e gjykatë për dënimin me vdekje të ish-gjeneralit Musharaf duke arsyetuar se një ushtarak i lartë, mbi të gjitha një gjeneral, nuk mund të jetë kurrsesi tradhtar.

Prokuroi i Përgjithshëm Anwar Masood tha për gazetarët në lidhje me dënimin e Musharaf se do të mbrojë ligjin për këtë çështje, por jo individin.

Kryeministri Khan raportohet t’u ketë thënë gazetarëve se nuk ka dyshime që një person që ka kryer tradhti ndaj atdheut duhet të dënohet, por në gjyqin ndaj Musharaf nuk ka garanci nëse është respektuar Kushtetuta dhe gjyqi ishte i paanshëm.

Të mërkurën një gjykatë speciale në Islamabad dënoi me vdekje ish-presidentin Pervez Musharaf  për anulimin të Kushtetutës të kryer në vitin 2007, në mënyrë që të zgjaste mandatin e tij./fjala.al/

Të fundit

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një...

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros. Erërat...

Lajme të tjera

Web TV