Denoncimi/ Agron Tufa: Kreu i SPAK, hetues i kohës së komunizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhja e kreut të SPAK, Arben Kraja ka kaluar edhe në lupën e Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit.

Sipas ish-drejtuesit të këtij instituti, Agron Tufa, kreu i SPAK Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit. Kraja u zgjodh gjatë ditës së sotme me 6 vota nga anëtarët e KLP-së.

Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!

Ka vend një pyetje këtu: – Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos valle ish-oficerët operative qe drejtojnë zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?

Për këtë duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten

Ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”

Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë,”-ka shkruar Tufa në Facebook.

Agron Tufa ndodhet aktualisht në Zvicër ku ka kërkuar azil politik së bashku me familjen e tij. Ai ka denoncuar shpesh se ish-hetues të diktaturës kanë pozicione të larta shtetërore.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV